Rama Zgjedhjet vendore jo mundesi per zgjidhjen e krizes
Gjate nje konference per shtyp dhene nga selia roze Rama shprehu gatishmerine per te dialoguar me maxhorancen por jo duke hequr dore nga protestat paqesore pa pare me pare nje ndryshim te qendrimeve te kryeministrit Berisha ndaj institucioneve. Jemi te gatshem per dialog e kompromis por nuk do te ndalemi ne rrugen e rezistences paqesore ne qofte se regjimi i kusarise nuk zmbrapset nga rruga antikushtetuese e antidemokratike ku eshte futur. Refuzimi per te degjuar opoziten pershkallezimi i barbarise antikushtetuese e antidemokratike me sulmet ndaj Presidentit Prokurores se Pergjithshme Drejtorit te Sherbimit Informativ gazetareve kundershtare me regjimin dhe opoziten po e po mosdorezimi i gjashte te kerkuarve nga drejtesia per vrasjen e 3 njerezve te pafajshem ne nje masaker shteterore nxjerrja e Policise se Shtetit nga korniza e ligjit e bejne krejtesisht absurde permendjen e zgjedhjeve te 8 majit si mundesi per te kapercyer kete krize te jashtezakonshme u shpreh Rama. Sipas tij protestat e se premtes do te jene paqesore ndersa paqja dhe qetesia do te kerkonin zgjidhje te krizes qe nis me zbardhjen e ngjarjeve te 21 janarit e deri ne zhvillimin e zgjedhjeve te reja. Pasneser te premten 4 shkurt Tirana Vlora Lezha e Korca do te demonstrojne per te kerkuar rivendosjen e demokracise me zgjedhje te lira e te ndershme dhe rikthimin e Policise se Shtetit brenda ligjit permes ekzekutimit te 6 urdher-ndalimeve te Prokurorise se Pergjithshme. Shqiperia kerkon paqe e qetesi ne duam paqe e qetesi por jo paqe ne frike e heshtje ne nje boshllek antidemokratik ku regjimi i kusarise po lufton kunder nje puci imagjinar me qellimin qe te likuidoje qe te gjitha burimet qe kontrollojne qeverine apo qe kundershtojne qeverine. Paqe ne emer te bashkejeteses demokratike qe garantohet me zgjedhje te lira e te ndershme dhe shtet ligjor si dhe qetesi qe rikthehet permes drejtesise per masakren e 21 janarit dhe nje teresie kushtesh per te ndertuar rruget e reja te zhvillimit ekonomik e shoqeror per te gjithe njerezit e zakonshem te ketij vendi u shpreh Rama. Sipas tij kriza aktuale nuk eshte konflikt i maxhorances me opoziten. Kjo krize nuk eshte shprehja e nje konflikti te qeverise me opoziten por shperthimi i qelbit te akumuluar ne rrugen e korrupsionit e te korruptimit te qeverisjes drejtesise medias nga ana e nje regjimi kusarie qe aktualisht po shpalos tere egersine dhe banalitetin e vet. Jo kunder opozites po kunder gjithckaje e gjithkujt qe ka mbetur jashte kontrollit te parase se pushtetit apo te frikes prej pushtetit institucion kushtetues apo individ qofte u shpreh Rama.
ARISTIR LUMEZI