E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kadare Me 21 janar u vrane tre njerez te pafajshem

/ /

NgaISMAIL KADARE

shte pak te thuash se mbyllja e vitit qe shkoi nuk ishte e mire per shqiptaret. Dhe si te mos mjaftonte kjo ne kundershtim te plote me urimin na qofte i mbare ky vit fillimi i vitit 2011 ishte edhe me i keq.
Pa u zbehur ende kujtimi i festave normaliteti i jetes shqiptare u prish. E kjo nuk eshte aspak nje fjale goje. Normalitetin e

jetes e prish lufta katastrofa natyrore por mbi te gjitha njeriu vete kur nuk eshte normal. Nje specie e tille njerezore e perfton normalitetin si dicka te huaj madje te rrezikshme. Ndaj ne rastin me te pare perpiqet ta shkallmoje ate.
shte e njohur tashme se nje vend jo normal sundohet mire por qeveriset keq. Kete te vertete e njohin sidomos sistemet totalitare qysh nga diktaturat hidrike ato qe kane perdorur mungesen e ujit si mjet sundimi gjer ne ditet tona. Vetem ne rende te tilla qe dalin nga rendi normal i gjerave mund te krijohen psikoza te semura ato qe lindin pastaj ankthet dhe terrorin shenjat e pashmangshme te sundimit tiranik.
Ne mesazhet e panumerta qe vijne keto dite nga Tirana per tu shperndare anekend ne diasporen shqiptare rrallehere mungojne shenja te tilla. Te gjithe popujt e ish-Lindjes jane teper te ndjeshem ndaj tyre. E ne kete kah do te ishte e kuptueshme qe shqiptaret ata qe tiranine e paten me te egren e me te zgjaturen do te ishin dyfish me te ndjeshem. Ne ngjarjet e janarit midis psikozes dhe veprimeve shpesh kaotike ata do te kapnin spikamen e fantazmes se totalitarizmit rendit te permbysur 20 vjet me pare.
Ishte me sa dukej ky shkaku kryesor qe ne kete janar te trishte trazimi ishte aq i thelle e aq deshperues. Keto rrjedha njerezore per te cilat eshte lehte te thuhet te mos dalin me te mos shfaqen te mos na shqetesojne nuk mund te anashkalohen. Ne mos u shfaqshin ne rruge ato do te jene ne thellesi cka eshte edhe me shqetesuese. Ne qofte se ato nuk ngjiten dot gjer tek institucionet ku sipas dokeve te demokracise europiane do te duhej te conin normalisht zerin e tyre institucionet duhet te zbresin tek ata per te kuptuar ku ka ngecur makina e demokracise perse mesazhet nuk kalojne shkurt perse sistemi eshte bllokuar.
Ne nje gjendje te tille eshte e kuptueshme madje eshte nje nga shenjat e pakta te mira qe qindra per te mos thene mijera njerez jane duke marre pjese ne nje rrahje te madhe mendimesh ne mjediset publike ne shtypin e shkruar dhe ate elektronik. Ata japin gjykimin e tyre per ngjarjet qe kane ndodhur e sidomos per ato qe mund te ndodhin me pas. Pavaresisht nga idete e drejta apo te gabuara nga pasionet motivet apo stili i nderhyrjes ky trazim i madh njerezor tregon se qytetaret i perjetojne si te tyret ceshtjet hallet dramat e republikes.
Ky shkrim ben pjese ne kete rrahje mendimesh pa metuar asgje me teper. Eshte thjesht nje lloj interviste pergjigje per disa pyetje me te vetmin ndryshim se ato nuk jane bere prej ndonje gazetari por prej nje shumice lexuesish nepermjet letrash mesazhesh bisedash dhe telefonimesh te shumta gjate ketyre dy javeve.

Ka gjase qe per gjendje te tilla jo te zakonshme prej nje intelektuali e aq me teper prej nje shkrimtari te priten pergjigje jo fort te zakonshme nga ato qe cilesohen si origjinale. Duhet thene se ne kete rast veshtire se mund te kete te tilla. Ketu nuk jemi ne art. E keqja shoqerore ku hyn edhe kriza e tanishme per fat te keq rralle here mund te jete origjinale. Zakonisht ajo eshte e perseritur e lodhshme dhe shpesh e merzitshme gjer ne deshperim.
Padurimi dhe nervozizmi politik ne Shqiperi kane kapercyer kufijte e lejueshem. Me to eshte bashkuar paniku i cili e ka bere me te rrezikshme gjithcka. E keqja eshte se klasa politike ajo qe duhej te ishte e fundit qe te kapej nga paniku ishte e para qe u perfshi prej tij. Si rrjedhoje e kesaj shteti dhe shoqeria shqiptare u gjenden ne poziten e atij te semuri qe pasi e ndien se po dridhet ethesh ne vend te vere termometrin e thyen ate.
Termometri thyhet kur i semuri nuk deshiron te marre vesh semundjen ngaqe ai e di ate. Per te mos thene se semundja eshte ai vete.
Ndoshta ketu do te gjendej pergjigjja e pyetjes se perse ne Shqiperi lufta politike eshte kaq e eger. Ka gjase qe dy dukuri te jene vendimtare per kete etja e pamase per pushtet dhe korrupsioni.
Dihet se te dy keto lengata jane teper te njohura e po aq te vjetra ne historine e njerezimit. Mund te thuhet se luften e gjate me to fale faktoreve drejtpeshues njerezimi nuk e ka fituar por as e ka humbur.
Nderkaq ne rrethana te caktuara kur dufi per pushtet dhe korrupsioni lidhen me njeri-tjetrin ashtu si ne klonimet qe prodhojne monstra perzjerja qe del prej kesaj lidhjeje mund te jete fatale. Duke u kushtezuar e duke e zene peng njeri-tjetrin ata e kane veshtire te ndahen sipas kalendarit dhe zakoneve te demokracise.
Me sa duket kjo perzjerje ka ndodhur ne Shqiperi gjate ketyre viteve te tranzicionit. Dhe keshtu shpjegohet qe ne jeten tone dramaciteti shfaqet aq shpesh aty ku nuk e ka as vendin e as arsyen.

Nuk ka qene rrufe ne te kthjellet por ka ndodhur vit pas viti e stine pas stine mu ne syte tone.
Psikoza e renduar do te pillte coroditjen e mendimit e kjo shthurjen e gjuhes zvetenimi i se ciles na befasoi te gjitheve vecanerisht kete dimer. Ajo qe njihet si krize e retorikes eshte me shume se aq. Kercenime mallkime kercitje dhembesh thirrje per dyluftim te gjitha keto u bene te zakonshme ne jeten shqiptare. Hapesira e jetes normale ngushtohej perhere e me fort nen kete trysni.
Ne keto kushte njeriu normal qe ndihet qenia me e pambrojtur midis jonormalitetit do ta kishte te veshtire te parashtronte ndonje program mirekuptimi pa le pastaj idene e nje zbutjeje a te nje kompromisi mesazhe qe ishin te lejueshme vec per ambasadoret e huaj apo te derguarit e Brukselit.
E tille ishte atmosfera ne diten e 21 janarit kur ne skenen politike hyri vdekja.
Ne skene do te therres vdekjen. Fjalet jane te Shekspirit mbi kater shekuj me pare ne kohen qe dramaturgu behej gati te shkruante tragjedite me te zymta te tij. Ne sjemi ne teater e aq me pak ne vitin 1600. Ne jemi ne fillim te vitit 2011 ne qendren e kryeqytetit te nje vendi europian ne prag te pranimit ne aleancen me te emancipuar te popujve me vullnetin tone per te qene pjese e familjes.
Me 21 janar gjate nje demonstrate per fat te keq te dhunshme u vrane me arme tre njerez te paarmatosur pra te pafajshem qytetare te shtetit demokratik shqiptar e njekohesisht tre qytetare te ardhshem te Bashkimit Europian. Kjo e fundit nuk theksohet as per te mitizuar e as per te sublimuar kete Bashkim por per tu kujtuar te gjitheve se ne pa hyre ende ne kete shtepi te perbashket kemi cenuar programin e saj ate program qe me sinqeritet dhe perkushtim e kemi shpallur si programin tone.
Nje pyetje e pashmangshme del ne kete rast na duhet nderhyrja e vdekjes qe ne te jemi serioze Dramaturgut i duhet vdekja per te thurur dramen e tij tiranit per te rideshmuar forcen sidomos kur ajo po e le po shtetit demokratik perse i duhet Per ti kujtuar publikut devizen famekeqe te Kaligules Oderim dum metuant Le te me urrejne vec te me kene friken.
Ka kohe qe pyetja per seriozitetin duhej bere ngaqe ka kohe qe kjo po ndodh e ne vazhdojme te mos jemi serioze. Komedia e gjyqit te Gerdecit zvarritjet dredhite jane me keq se nje shuplake qe i behet haptas dinjitetit publik. Ajo ben pjese ne modelin qe prej kohesh i propozohet ketij vendi per te mos marre seriozisht asgje.
Ka kohe qe ky banalizim i se keqes sic eshte cilesuar po rreh te modeloje moralin shqiptar. Formula baze te jetes demokratike nderimi per institucionet dhe pavaresine e tyre rreh te kthehet ne nje shprehje te zbrazet nga ato qe hyjne ne njerin vesh per te dale nga tjetri. Rrjedhimisht ngjarje te renda si kriza institucionale bejne jo me shume pershtypje se nje bresher i perkohshem.
Shqiperia duhet te pergatitet per ti thene ndal nje percudnimi te tille. Duhet pranuar se kjo seshte as e thjeshte e as e lehte. Kerkon vullnet pa dyshim po ne radhe te pare kerkon bindjen e thelle qe demokracia shqiptare ajo qe ne te vertete eshte e pandare sot nga Shqiperia duhet marre seriozisht.

Per tu kthyer tek ngjarja e 21 janarit duhet kujtuar se ne historine e popujve ajo qe njihet si trajtim si administrim i se keqes ka qene shpesh faktor per zhvillime te metejshme. Ato kane qene per te mire ose per te keq. Me cduken shenjat trajtimi i ngjarjeve te fundit kulmimi i te cilave ka qene vrasja e qytetareve nuk po shkon ne kahun e duhur. Ajo rend ne kahun e gabuar madje ne vend qe te fashitet thellohet.
Natyrisht qe ka pak gjasa qe nje grindje kaq e gjate te ndreqet me pajtim te shkurter sipas stilit vulgar te pijetoreve kur kercenimet tmerruese perfundojne befas ne perqafime sentimentale po aq pa vend sa ckishin qene kanosjet. Askush nuk e pret dhe as e beson kete telenovele. Ne qofte se presim dicka te ngutshme si hap i pare serioz dhe i besueshem do te ishte hetimi krejtesisht i pavarur. Hetimi dhe natyrisht denimi i fajtoreve do te ishte i domosdoshem si hap i pare por jo i mjaftueshem. Nje proces tjeter qe do te ndihmonte ne mos ne prerjen ne shterimin e hap-pas-hapshem te pezmatimit shumevjecar do te ishte po aq i detyrueshem.
Eshte thene dhe here tjeter se ne rastin e krimit te mirefillte krimit numer nje njerezor vrasjes se njeriut prej njeriut per nderprerjen e befasishme te tij shpesh vihet ne veprim ajo qe quhet zenia e gjakut. Eshte nje dukuri e pashpjegueshme jashte arsyes me te drejte e cilesuar si nderhyrje misterioze e natyres ose e hyjnise.
Per fat te keq ne jeten politiko-shoqerore nje mekanizem i tille nuk ekziston. Nuk ka frenim natyral per krimet politike per shtypjen tiranine shkallezimin e se keqes shoqerore. Njerezimi si i vene ne prove eshte i detyruar qe ai vete te shpike mjetet mbrojtese.
Historia e demokracise eshte nder te tjera historia e krijimit te ketyre mekanizmave. Kultura politike kultura ne pergjithesi idete humaniste filozofia arti ligjet kushtetutat gjithe doket e qyteterimit bejne pjese ne te. E mbi te gjitha institucionet e pavarura. Jane ato qe ndodhen ne vije te pare per kontrollin dhe frenimin e kesaj makine aq te nevojshme e njeheresh te bezdisshme me emrin shtet.
Per mendesine shqiptare institucionet e pavarura per arsyet qe dihen ende nuk e kane as peshen e as hijen e shtetit. Nuk ka himne per to e as rituale mbreselenese megjithate jane pikerisht ato me sakte nderimi per to qe percakton te ardhmen tone. Ndaj nuk eshte e tepruar te thuhet se shkelja e pavaresise se tyre duhet te perjetohet si nje katastrofe.

Fakti qe ne Ballkan ka sot dy shtete shqiptare te cilet ne nje menyre ose ne nje tjeter ndikojne dhe rrezatojne tek njeri-tjetri pergjegjesine e politikes dhe te strategjise shqiptare e ben te dyfishte.
Shqiperia hyn nder shtetet e vegjel te Europes por si shtet i pare historik i shqiptareve rrjedhimisht qender e hapesires shqiptare ne Ballkan pesha e saj i kapercen dukshem permasat e saj.
Qe vendi yne eshte me i rendesishmi per ne ngaqe eshte i yni kjo nuk percakton rendesine objektive te tij. Dihet se kjo e fundit varet nga faktore te tjere kryesisht nga skajimi i saj ne pejsazhin politiko-strategjik ne gadishull dhe natyrisht rolin qe luan.
U be nje lufte ne Ballkan nga ato per te cilat thuhet u tund bota. U cilesua kjo si lufte morale teper e rralle ne histori dhe ne te vertete ashtu ishte lufte kunder nje masakre nje shpernguljeje nje tmerri ne emer te mbrojtjes te se drejtavze njerezore. Shqiptaret u gjenden ne qender te saj ndaj e thene shkurt lufta u be per ta. Si rrjedhoje harta e Ballkanit dhe jo vetem harta ndryshoi. Ne nje kendveshtrim me te eperm kjo lufte pak a shume mund te quhej rivendosja e nje drejtpeshimi te prishur.
Pas kesaj ishte e logjikshme qe shteti historik i shqiptareve te merrte vetvetiu nje rol stabilizues ne gadishull. Po aq sa cishte e pritshme qe Serbia e ndeshkuar te merrte rolin e kundert ta prishte drejtpeshimin. Ajo do te bente cmos ta kthente kokeposhte kete gjendje. Te vertetonte se nderhyrja europiano-amerikane ajo qe me krenari ishte quajtur morale skishte qene e tille. Qe prodhimi i saj shteti i ri i Kosoves qene nje deshtim. Se vec rikthimi ne gjendjen e vjeter do te kthente normalitetin.
Per kete Serbia do te perdorte cdo mjet. Raporti i famshem i organeve ne thelb zevendesimi i nje ngjarjeje historike me nje rrefenje sensacionale me vampire te ngjashme me mitin e vrasjeve rituale akuze e njohur kunder hebrejve ishte njera nga perpjekjet.
Kosova dhe Shqiperia u gjenden te papergatitura. Gjykimi gjakftohte ka munguar. Gjykimi gjakftohte eshte rrjedhoje bindjesh dhe jo coroditjesh emocionale. Dhe bindja vjen nga e verteta. Ajo ne kete rast do te diktonte pergjigjen e duhur. Edhe sikur ngjarja te ishte e vertete ajo smund te ndryshonte asgje ne tablone makabre te dhjetera viteve shtypjeje terrori shteteror perdhunime e masakra te papara ne Europe ne kete gjysm shekulli. As historia as portreti i popujve e aq me pak qendrimet politike nuk ndryshohen nga krime kanibaleske qe ndodhin sot e kesaj dite ne Londer ne Tokio a ne Berlin ashtu sic njofton shtypi. Kanibalet shqiptare ne kete rast nuk ka pse te ken ndonje trajtim te ndryshem nga koleget e tyre pariziane opo berlineze. Ndaj pergjigja duhej te ishte hetoni dhe na ndihmoni ti kapim. Perpara se te jene armiqte e dikujt ata jane ne radhe te pare armiqte e kombit qe fatkeqesisht i ka pjelle.
Por gabimi eshte bere me pare ne Shqiperi dhe sidomos ne Kosove. Ajo tablo kolosale e krimeve qe u permend me lart nuk u deshmua ne masen qe duhej prej atyre qe e kishin kete detyre intelektualeve ne radhe te pare historianeve dhe akademikeve. Kete mungese e paguan sot i gjithe kombi shqiptar.
Vizioni i eperm i plote i gjerave nuk eshte ndonje luks por cilesi e domosdoshme e klases politike. Nuk mund te kete rol stabilizues Shqiperia ne gadishull nese brenda saj nuk gjen dot rruget e nevojshme te zgjidhjes se problemeve. Rrjedhimisht cka kujton se fiton jashte kufijve te saj e humb aty per aty brenda vetes.
Eshte hera e pare ne historine e saj qe Shqiperia gjendet ne nje skajim te tille te nderlikuar. Ngjarjet e koheve te fundit ne Mesdhe treguan se shtetet me nje zhguall te pranueshem qe u lejon te kryejne ca detyrime nderkombetare te gjykuara pozitive nuk mund te vazhdojne me ate rol nese brenda tyre punet nuk ecin.
Pa bere krahasime me to mund te thuhet se nje kunderthenie e tille sa vete behet e bezdisshme tek ne. Shqiperia nuk mund te vazhdoje te kete dy pamje nje per brenda tjetren per jashte. E aq me pak dy thelbe njerin te pranueshem per Europen e Bashkuar e tjetrin jo. Ato smund te bashkejetojne gjate. Nje dite njera do te bjere e ne do te gjendemi ne nje krize te pashembullt me te rende se kjo. Ngjarjet e janarit te ketij viti ishin nje paralajmerim.
Gjate gjithe ketij muaji eshte folur shpesh per nderkombetaret. Per rolin qe duhet te luajne ose te mos e luajne ne jeten tone. Per nderhyrjet qe disa i quajne te pamjaftueshme e disa te tepruara sipas volise politike te castit.
Marredheniet tona me nderkombetaret deshmojne paqartesine mungesen e parimeve shkurt ankthin tone te pafund.
Ne jemi ne nje aleance europiane. Nje aleance nuk eshte nje idil me baresha e me fyej. Ne boten tone te ashper nje aleance eshte para se gjithash nje shtab ne gjendje alarmi ku midis aleateve mund te kete edhe acarime edhe moskuptim por gjithmone per parime te medha.
Ne e kemi pranuar kete gjendje. Kjo aleance eshte shansi i vetem i nje populli teper te vetmuar. Nje ngecje te pragu i Europes ose me keq nje perplasje portash ne fytyre ka gjase te shenonte fundin e rrugetimit tone ne histori.
Ne kohen tone jane teper te rralle popuj qe mund te kene histori te vecuar nga te tjeret. Ka kohe qe fatmiresisht historia jone nuk eshte me e tille. Ajo eshte histori shqiptare e njeheresh shqiptaro-europiane.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›