E Shtunë, 31 Tetor 2026

Withers: Rrëzimi i Kostës, thuajse politik



Ambasadori amerikan John Withers e ka cilësuar rrëzimin nga Kuvendi të kandidaturës së Vangjel Kostës për anëtar të Gjykatës Kushtetuese si një votim politik duke nënvizuar se arsyet që u dhanë janë shqetësuese. "Votimi ishte thuajse politik dhe i pakuptueshëm. Vangjel Kosta është një jurist i kualifikuar dhe arsyet që u dhanë jaën shqetësuese", u shpreh ambasadori amerikan. I pranishëm në aktivitetin "Media dhe gjyqësori", Withers nënvizoi se duhet bashkëpunim ndërmjet gjyqësorit dhe medias. Ai theksoi se duhet një sistem gjyqësor transparent ndaj medias. Ambasadroi i SHBA-së pohoi se korrupsioni dobëson sistemin demokratik.
Më 20 maj, Kuvendi rrëzoi kandidaturën e Van-gjel Kostës të dekretuar nga Presidenti Bamir Topi si anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetët e maxhorancës së djathtë votuan pro dy kandidaturat e tjera të ardhura në Kuvend, atë të Altina Xhoxhajt dhe Bashkim Dedes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›