E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha, Gorbaçovit:Kurajë e shekullit të shkuar

Kryeministri Berisha me ish Presidentin e Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov

TIRANE- Kurajë e shekullit të shkuar e konsideroi kryeministri, Sali Berisha Presidentin e fundit të Bashkimit Sovjetik Mihail Gorbaçov gjatë një pritjeje në kryeministri.

Gorbaçov ndodhet në Shqipëri si i ftuar nderi në Kampionatin Botëror të Shahut për Femra, që po zhvillohet në vendin tonë.

Duke e vlerësuar si një nga personalitetet ndërkombëtare më popullore në Shqipëri, kryeministri Berisha tha se reformat e udhëhequra nga Gorbaçov hapën një epokë të re lirie, jo vetëm për popujt e Bashkimit Sovjetik, por për të gjithë Europën e botën.

Midis nomenklaturës dhe popullit, ju zgjodhët popullin. theksoi kryeministri.

Nga ana e tij, Presidenti Gorbaçov duke shprehur kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri u shpreh,Unë jua kam pasur shqiptarëve borxh këtë vizitë dhe tani e shleva atë.

Ju jeni një politikan real dhe kjo është e rëndësishme për vendin, i tha Gorbaçov kryeministrit Berisha.

Në takim ishte i pranishëm edhe Presidenti i Federatës Botërore të Shahut Kirsan Ilyumzhinov.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›