E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tropojë, kapet me drogë, arrestohet 17-vjeçari

Një 17-vjeçar me inicialet I.D u arrestua  ditën e sotme, pasi posedonte 7 kg lëndë narkotike të cilën e kishte fshehur në banesën e tij.

Arrestimi i të riut u bë  gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, nga ana e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë.

Atij i janë  gjetur në banesë dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, 7 kg bimë narkotike , 1 automatik mod 56, 1 karikator me 12 copë fishekë, mod 56 dhe 2 kallëp tritol.

Materialet iu kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Armëmbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›