E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Gratë janë më të zgjuara se burrat. Protestat për Parkun Kombëtar janë luftë e brendshme në PS

Share

Kryeministri Sali Berisha, i cili para tre ditësh tha se ndonjëherë e pushton heshtja dhe e urdhëron të mos flasë, e nisi mbledhjen e grupit parlamentar të PD duke thënë se testet e inteligjencës tregojnë se gratë janë më të zgjuara se burrat.

Berisha u tha deputetëve se nuk e mbante dot sekret një gjë të tillë. Madje ai paralajmëroi se pas 30 vitesh meshkujt do jenë edhe më të trishtuar. Nuk mund ta mbaja sekret këtë, ka marrë dhenë. Shkoni në universitete, merrni ekselencat, janë një me gjashtë, në favor të vajzave, tha Berisha, që e ka të mbushur kabinetin e tij me inteligjencë femërore.

Kryeministri foli sërish për çështjen e Parkut Kombëtar të Liqenit. Berisha zbuloi se i vinte keq për prishjen e rrethimit të Pallatit të Brigadave, por shtoi se çdo gur e hark do vihet siç ka qenë kur rruga të zgjerohet.

Rruga do zgjerohet sepse qytetarët e kanë jetike për të hyrë në Tiranë. Nuk është unaza që ua zgjidh këtë problem, pasi unaza bashkon Elbasanin me Shkodrën e vende të tjera.

Rruga prek një monument kulture, i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave. Ndaj dhe ministria përkatëse do të mund të bëjë rrugën pasi të garantojn se çdo gur i atij muri do kthehet në atë mur, pasi të garantojë se harqet do kthehen identik siç janë, pasi të garantojë rikthimin në origjinal një për një. Unë i bëj thirrje shoqërisë civile të krijojë një komision për të monitoruar gurët. Ajo është një vepër e një stili arkitekturor shumë të respektuar kudo. Ndaj dhe për ti dhënë fund debatit me shoqërinë civile, Ministria e Punëve Publike duhet të vendosë kontaktet me to dhe të krijojnë ekipin e tyre për të monitoruar çdo gurë. Rruga do bëhet, është studiuar shumë herët. Ajo rrugë është jetike, tha Berisha.

Kryeministri përsëriti sërish tezën se parku po prishet nga fadromat e një deputeti të PS, ndërsa shtoi se ajo që bën opozita dhe shoqëria civile është luftë e brendshme brenda PS.

Po ta kishte me qeverinë, shkonin protestonin tek Bashkia, tek ministria të protestonin, jo tek fadromat e tyre, tha Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›