E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha tjetër ftesë Ramës: Ta heqim imunitetin

Kryeministri Berisha i është drejtuar sot me një tjetër ftesë kryetarit të PS-së, Edi Rama për të votuar heqjen e imunitetit, në bazë të amendamenteve të PD përmes ndryshimeve kushtetuese. Duke folur në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha theksoi se mosvotimi i opozitës do të krijonte një impakt negativ tek votuesit. 

“Maxhoranca nuk mund të bëhej pengesë për heqjen e imunitetit për shkak të një qëndrimi të mëparshëm që kishte deklaruar se nuk pranonte ndryshimin e Kushtetutës. I bëj thirrje Ramës të votojmë amendamentet për heqjen e imunitetit që janë hartuar nga ekspertët më të mirë dhe sjellin risitë më të rëndësishme doktrinare të së drejtës kushtetuese. Ti votojmë sepse ky është interesi jetik i çdo qytetari dhe taksapaguesi shqiptar”- tha Berisha.

Sipas kryeministrit, nëse reforma zgjedhore ishte një proces i komplikuar, heqja e imunitetit është një proces tërësisht i kompletuar. “Përsëri sot dhe në këtë periudhë për ne dhe cdo shqiptar kryefjaë mbetet votimi në parlament i reformës zgjedhore dhe i amendamenteve për imunitetin dhe heqjen e tij në afatet e caktuara. Reforma Zgjedhore ishte proces i komplikuar, kaloi në adresimin e dhjetëra rekomandimeve të ODIHR dhe votimi saj përbën një arritje të madhe për qytetarët shqiptarë. Ky proces i komplikuar se kaloi me konsensus për shkak të lëshimeve që kemi bërë ne, them se s`kemi pendesë, është në detyrimin e qeverisë së vendosur për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne i dhamë opozitës të gjitha siguritë e nevojshme. Por mund të them se reforma për imunitetin është një debat që zhvillohet që nga viti 2005 me ardhjen tonë në pushtet, e debatuar dhe e kompletuar. Nëse refoma ishte një proces i komplikuar mund të them që refoma për imuntitin është një debat që zhvillohet që nga viti 2005 e deri më tani, pra është një reformë thellësisht e debatuar dhe tërësisht e kompletuar.” theksoi Berisha.

Sipas kryeministrit, PD-ja ka qënë pro heqjes së imunitetit edhe në kohën kur ka qënë në opozitë dhe ky proces është edhe thelbësor për të. Ne kemi qënë për heqjen e imuniteti dhe në vitin 2003 ku ju e dini se çfarë klime ekzistonte. Ne kemi mbojtur këtë pikëpamje me vendosshmëri dhe kjo ka një qëllim transparencën e institucioneve, e zyrtarëve dhe barazimin e tyre me qytetarët e thjeshtë” shtoi ai.

Gjithashtu kryeministri Berisha i është referuar sërish debateve për zgjerimin e rrugës së Elbasanit duke garantuar shoqërinë civile se çdo gur që do të hiqet nga rrethimi i Pallatit të Brigadave do të rikthehet sërish në vend.

“Rruga do të zgjerohet sepse absolutisht qytetarët e kanë jetike për të hyrë në Tiranë nëpërmjet kësaj rruge. Rruga prek një monument kulture i cili është rrethimi i Pallatit të Brigadave dhe është një stil i kohës, arkitekturor i veçantë. Ndaj dhe ministria përkatëse, ministri Olldashi dhe drejtoria e rrugëve do mund të bëjnë rrugën pasi të garantojnë që çdo gur i atij muri do kthehet po në atë mur, se harqet do rrikthehen identik siç janë, pasi të garantoj rikthimin në original një për një” theksoi Berisha.
 

Ai ka theksuar më tej se shoqëria civile mund të krijojë një komision për të monitoruar punën për kthimin e murit të Pallatit të Brigadave në identitet.  ”Shoqëria civile të krijojë një komision për ta monitoruar gurë për gur sepse e vërteta është se ai është një monumet dhe ajo arkitekturë është një vepër i një stili të asaj kohe shumë të respektuar. Rruga është studjuar shumë herë dhe ajo rrugë është jetike. Trafiku i qytetit e ka jetik këtë rrugë . Garantoj shoqërinë civile se pavarësisht ku e shof të përfshirë në disa antiglobalistë nuk më vjen mire se çdo gjë do të kthehet në identitet” tha Berisha.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›