Berisha Greva politike. Opozita Nisni dialogun

Kryeministri Sali Berisha deklaroi sërish se greva e urisë së ish të
përndjekurve politikë është tërësisht politike dhe se në grupin e tyre
është ai grusht njerëzish që kanë qenë historikisht kundërshtarë të
palëkundur të Partisë Demokratike.
Berisha u shpreh se gjatë kohës në pushtet, PD është përpjekur të rregullojë jetën e ish të përndjekurve e ish të dënuarve politikë, pavarësisht bindjeve të tyre politike.
Kryeministri i akuzoi grevistët e urisë si mashtrues, sepse ata kanë përfituar dëshmpërblimin e merituar në para dhe në aksione, ndërsa deputetët e opozitës i akuzoi për 'furnizimin me shishe benzinë në ambientet e grevës'.
Berisha u bëri thirrje familjarëve të grevistëve që të Greva e urisePolicia rrethon grevën Ish të përndjekurit protestë para Parlamentit “Blindohen” ambientet e grevës tërheqin njerëzit e tyre nga greva, duke lënë të kuptojë se Qeveria nuk do të pranojë të plotësojë asnjë prej kërkesave të parashtruara nga këta grevistë.
Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruçi kërkoi nga Kryeministri Sali Berisha që të heqë dorë nga etiketimi i opozitës se ka dorë në grevën e urisë së ish të dënuarve politikë.
"Shko edhe thuaja në sy nëse ke fakte dhe argumenta atë çfarë është bërë për këtë shtresë, por mos u fshih", u shpreh Ruçi.
Majko: Greva e urisë, ekonomike
Deputeti socialist Pandeli Majko shprehu shqetësimin për gjendjen e krijuar në grevën e urisë së ish të dënuarve politikë, të cilën e quajti grevë ekonomike të disa njerëzve dinjitozë.
"Para shkëlqimit të fishekzjarreve të lumturisë për statusin, dje pamë një shkëlqim tjetër, atë të djegies së një grevisti", tha Majko.
Sipas tij është shumë e rëndë situata, kur Kryeministri e konsideron këtë grevë politike, ndërsa nga Ministria e Financave thuhet se ata janë dëmshpërblyer për vitet e burgut.
"Kryeministri të cojë negociatorët dhe të ulen dhe të bisedojnë me grevistët. Ata nuk kanë nevojë që të vizitohen në spital nga Ministri i Shëndetësisë kur janë vetëdjegur", u shpreh Majko.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetares së parlamentit Jozefina Topalli, e cila e konsideroi këtëndërhyrje të Majkos, si hipokrizi dhe të padrejtë, ndërsa kujtoi se në kohën kur socialistët ishin në qeveri nuk kanë bërë asgjë për shtresën e ish të përndjekurve politikë.
Topi: Zgjidhje problemit të grevës
Kryetari i Frymës së Re Demokratike Bamir Topi, duke folur para mediave deklaroi se duhet gjetur nje zgjidhje urgjente për çështjen e ish të përndjekurve në grevë urie. Topi tha se nuk mund te sillemi me të me logjike komuniste.
Duke iu referuar statusit te vendit kandidat, zoti Topi tha se statusi eshte meritë e popullit dhe nuk duhet te trajtohet as si sukses i njeres pale, e as deshtim i pales tjeter.
"Dëshiroj të shpreh solidaritetin njerëzor me grevistët e urisë, të shpreh keqardhjen për aktet e sakrificës dhe t'i uroj shërim të shpejtë dhe të plotë zotit Ndreca dhe zotit Bejko. Eshtë rasti të apeloj organet përgjegjëse, Qeverinë dhe Parlamentin, të ndërhyjnë pa vonesë, të ulen në dialog të gjejnë zgjidhje sepse kjo rrugë është detyra e tyre ligjore, është detyrim moral dhe është standard demokracie. Mjaft më me etiketime dhe sjellje që të kujtojnë kohën e diktaturës komuniste. Fryma e Re Demokratike mbështet plotësisht përfundimet e raportit vjetor të Bashkimit Europian mbi Shqipërinë dhe rekomandimin e Komisionit Europian për dhënien me kusht të statusit kandidat për vendin tonë. Fryma e Re Demokratike refuzon ta shohë raportin e BE-së si sukses të një palë politike apo dështim të palës tjetër. Qytetarët janë dëshmitarë të zhvillimeve konfliktuale dhe dialogut të brishtë politik, si dhe njohin shumë mirë politikanët dhe forcat politike që mbajnë peshën kryesore të përgjegjësisë për kushtëzimin e vendimit për statusin", u shpreh Topi.
Rama: Qeveria mbyll sytë para grevës
Duke folur para një grupi të rinjsh socialistë, kreu i opozites Edi Rama, iu referua situatës së krijuar nga greva e urise së ish të përndjekurve politikë.
Rama tha se Qeveria po hesht para kësaj gjendjeje dhe se ajo eshte produkt i nje realiteti, ku nje grup i vogel njerezish prane qeverise pasurohet nga dita në ditë, ndërsa populli varfërohet nga dita në ditë.
"Nuk mund të le pa përmendur atë që ndodh sot në sytë tanë, në sytë e të gjithë shoqërisë, në një kënd të humbur të kryeqytetit që është në sytë e të gjitha kamerave dhe kështu të të gjithë opinionit publik. Po flas për një grup njerëzish, me të cilët jeta nuk ka qenë aspak bujare dje dhe është sot më cinike se kurrë me ata të burgosur politikë që janë në rrugën e një përpjekje të stërmundishme, deri në akte që dëshmojnë, nga njëra anë dëshpërërimin e një shtrese të tradhëtuar, pasi është tallur për 20 vjet me radhë dhe nga ana tjetër shkallën e arrogancës së këtij pushteti, që nuk gjen jo në mendje, por as në zemrën e vet asnjë arsye së paku për t'i dëgjuar edhe për të folur me ta si njerëz, sepse ky pushtet nuk ka zemër për të ndjerë dhimbjen e atyre shqiptarëve që nuk bëjnë pjesë në oborrin e tij. Ky pushtet nuk ka sy për të parë se sot Shqipëria është përditë e më e ndarë mes një oborri që pasurohet çdo ditë e më shumë në mënyrë marramendëse dhe një populli që braktiset përditë e më shumë dhe varfërohet përditë e më shumë në perspektivën e vet", tha Rama.