Mo Yan rremben cmimin Nobel per Letersine
Shkrimtari kinez Mo Yan rrëmben çmimin Nobël për Letërsinë për vitin 2012. Akademia suedeze vlerësoi punët e tij të cilat "me realizëm prej iluzionisti bashkon tregimet popullore, historinë dhe bashkëkohoren".
I njohur për romanet dhe prozat e tij të shumta, veprat e 57-vjeçarit Mo Yan janë ndikuar nga kritika politike e Lu Xun dhe realizmi magjik i Gabriel Garsia Markez.
Përveçse shkrimtar, Mo Yan është edhe skenarist. Filmi i realizuar nga Zhang Yimou ka fituar “Ariun e Artë” në Festivalin e Berlinit. Autori kinez qëndronte në këtë garë i dyti në listën kryesor pas shkrimtarit japonez Haruki Murakami, por sic ndodh gjithnjë në dhënien e këtij cmimi kryesuesi i listes nuk rezulton të jetë fitues i çmimit më të rëndësishëm të letërsisë. Ndërkohë që Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare nga sondazhet e kryera ishte ndër pretendentët kryesor krah Murakamit. shkrimtari i njohur shqiptar, vepra e të cilit është përkthyer në të paktën 40 gjuhë të botës, ishtë në grupin e parë të kandidatëve për cmimin më prestigjioz në botë në fushën e letrave. Në fillim të këtij viti kreu i akademisë suedeze, Peter Englund, zbuloi se 46 emra nga 210 të nominuar për çmimin e madh ishin zgjedhur për herë të parë. Emrat të rinj në Ladbrokes për këtë vit rezultonte edhe autori kinez Mo Yan,i cili rrëmbeu Nobelin i cili shpërblehet me 1. 2 milion dollarë ndryshe nga vitet e tjera që shifra ishte 1.5 milion dollar.