Sot ndahet Nobeli per Letersine

Akademia Suedeze në Stokholm pritet të shpallë sot Çmimin Nobel për Letërsi. Në mesin e favoritëve për të fituar sivjet çmimin janë shkrimtari japonez, Haruki Murakami, shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, eseisti hungarez, Peter Nadas, dramaturgu irlandez, Ëilliam Trevor, britaniku Salman Rushdie, poetja kanadeze Anne Carson dhe novelistja kanadeze Naëal el Saadaëi. Deri me tani favorite kryesor eshte shkrimtari japonez, ceremonia e ndarjes se cmimeve do te thote fjalen e fundit. Vitin e kaluar Nobelisti suedez, Tomas Tranströmer la pas poetin sirian, Adonis, që printe listën. Fondacioni i Nobelit tashmë ka ndarë çmimet për mjekësi, fizikë dhe kimi.