E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Greva tërësisht politike - deputetët e PS i furnizuan me shishe benzine

12-10-2012 / Gazeta 55

Hipokrizi parlamentare e socialistëve me ish-të përndjekurit politikë

Grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë, rreth 256 mijë dollarë, pa llogaritur 4 apartamente që të gjitha së bashku shkojnë në 400 mijë dollarë.
Gjatë viteve 92-97 dhe gjatë këtyre viteve në vazhdim janë ndarë në dorë, mbi 100 milion dollarë, leke privatizimi me vlerë absolute leku

Gjatë diskutimeve në Parlament, Kryeministri Sali Berisha ka ftuar familjarët e ish të burgosurve politik në grevë, t’i nxjerrin nga ngujimi, duke garantuar se qeveria do të vijojë zbatimin e ligjit për dëmshpërblimin.
Duke akuzuar opozitën për manipulimin e tyre, futjen e shisheve me benzinë në grevë, ai i ka kërkuar PS-së të apelojë për nxjerrjen e tyre nga greva, ose të bëjë humanizëm duke u dhënë një pjesë të rrogës që marrin deputetet. “Ju që me deputetët tuaj dërgoni shishe benzine, merrni pjesë në vetë-ekzekutimin e tyre, po ju paralajmëroj, mos nisni shishe benzine, jam këtu për tu bërë thirrje familjarëve të tyre i tërhiqni njerëzit nga greva, jam i vendosur t’i respektoj absolutisht, kërkesat e tyre janë afishuar, kërkojnë me shumë të drejtë rrëzimin e armikut të tyre Sali Berisha dhe kanë mirëkuptimin e plotë për kërkesën, kërkojnë kthimin e ligjit të lustracionit, që një nga hijet që ju qëndron mbrapa nuk guxoi ta firmoste dhe e votuat kundër, kërkojnë disbursimin e shumës, ata janë 20 në vend janë 10 mijë e 500 dhe barazia para ligjit do jetë e hekurt për secilin. Jashtë radhe pse u mbështet PS nuk do kaloni kurrë, po të doni jashtë radhe priteni kur të vijë në pushtet se keni për të marrë ato që morët. Ky është qëndrimi ynë, ndaj dhe ju që i futët në grevë i nxirrni nga greva ose jepuani çerekun e rrogës suaj dhe bëhuni humanitarë, unë se thyej ligjin dot”, tha Berisha.
Duke u ndalur te dëmshpërblimi financiar për ish të përndjekurit Berisha tha se gjatë viteve 92-97 dhe gjatë këtyre viteve në vazhdim janë ndarë në dorë, mbi 100 milion dollarë, leke privatizimi me vlerë absolute leku, lekë shqiptare, lekë të përdorura sot. Kryeministri theksoi se grupi që bën grevën politike ka marrë lekë privatizimi dhe lekë në dorë, rreth 256 mijë dollarë. “Dhe nuk kam llogaritur këtu 4 apartamente se po të shtojmë këtu dhe 4 apartamente ajo shkon rreth 400 mijë dollarë. Nuk kam llogaritur këtu çfarë kanë përfituar ata, me lekët e privatizimit nga të gjitha sipërmarrjet 2763 sipërmarrje. Dhe i gëzojnë të gjitha dhe i meritojnë plotësisht”, tha ai.
Duke u ndalur specifikisht, Berisha shtoi se, atij (Gjergj Ndrecës) të cilit iu vu flaka, ai zotëria i nderuar me paratë që mori, me lekët e privatizimit privatizoi fabrikën e miellit në qytetin e Laçit dhe kjo nuk i mjaftoi. Ndërsa zjarrvënësi, një njeri me dy emra, ka marrë shumën e caktuar dhe është aksioner në 400 mijë dollarët e dhënë nga qeveria.
“Ju dha një kredi e butë nga qeveria për të blerë fermën e mbarështimit të derrit, por nuk i mjaftoi as kjo. U prish me ortakun, mori kredi dhe ndërtoi fabrikë të re mielli. Ai falimentoi se nuk e menaxhoi dot dhe ia konfiskoi banka. Kjo është historia e zotërisë që i vunë zjarrin në shtëpinë e vet. Cili është zjarrvënësi? Një njeri me dy emra dhe një të tretë rezervë. Ai nuk është Shtjefni, ai është Shqevi. Ai nuk është Pali, është Perikli. A ia vuri me emrin e parë apo të dytë zjarrin atij, atë do ta saktësojë drejtësia. Edhe ai ka marrë shumën e caktuar dhe është aksioner në 400 mijë dollarët që unë përmenda më sipër. Po përse janë politikë këta? Në këto mediat që kontrolloni ju nga mëngjesi deri në darkë iu thanë shqiptarëve se nuk kemi marrë asnjë qindarkë. Ndërkohë kur dhe vazhduan një javë rresht se nuk kemi marrë një qindarkë nga kjo qeveri. Të gjithë janë të filmuar. Edhe ai që ka marrë tre dhoma e një kuzhine është i filmuar, që betohej dhe bënte be e rrufe para jush se nuk ka marrë asgjë nga qeveria. Ne e kemi shpërblyer ditën e burgut me 18,6 dollarë. Rroga e një kooperativisti në muaj ka qenë gjithsej  në kursin e Enver Hoxhës 30 cent në ditë, maksimumi 40 cent, shumëzuar kjo me 30 ditë. Kurse në kursin e dollarit 10 herë më e vogël. Se dini ju, po e dinë të gjithë ta që i dërguat ju në periferi, i dinë ata që jetuan në fshat. Rroga zyrtare në qytet ishte 30-40 dollarë me kursin zyrtar, me kursin real ishte 3-4 dollarë. Atëherë unë isha mjek, pedagog dhe rroga ime në kursin zyrtar ishte 70 dollarë, në kursin real ishte 7-8 dollarë. Ne e kemi caktuar ditën e burgut 18.6 dollarë dhe ata e meritojnë plotësisht”, tha kryeministri.
Ai garantoi se qeveria do vazhdojë ta mbështesë shpresën e të përndjekurve, por gjithmonë sipas rendit që parashikon ligji dhe jo sipas asaj që parashikon greva e manipuluar e urisë. “Ata janë në nevojë dhe unë nuk kam dyshim. Atëherë zgjidhjani këtë nevojë dhe jepuani rrogën tuaj, bëhuni humanistë njëherë. Qeveria ka dhënë 2 mijë e 200 apartamente. Kjo është qeveria e Sali Berishës. I thoni Fidelit tu japë atyre apartamente, sa tua japë ju, le tua japë atyre më mirë. Ftesa ime është kjo, për të çështjen e parë urdhëroni të bashkëpunojmë dhe ti votojmë ligjet, dhe për çështjen e dytë shkoni dhe dorëzoni nga një gjysmë rroge në muaj, për ata njerëz të vuajtur, se vërtetë janë të vuajtur, dhe ju po jua shtoni vuajtjen përditë”, tha ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›