E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Grupi i PD kerkese per shkarkimin e Spahiut

Kryeministri Sali Berisha deklaroi se grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu.

Me tone të ashpra dhe etiketime të ulëta i është drejtuar sot në mbledhjen e grupit të PD-së, kryeministri Berisha numrit dy të KLD-së Spahiu, duke e cilësuar atë si aventurier dhe sharlatan.

"Kjo parti e nenkryetarit te KLD-se eshte parti direkt e kryetarit te KLD-se, i cili ne dhunim flagrant te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit, i ka lejuar vetes qe insitucionet qe i jane besuar ne perputhje me Kushtetuten, shume te rendeishme per shqiptaret, te perdoren ne menyren me te pergjegjshme per interesa strikte partiake, por do te thosha duke dhunuar rende keto dy isnitucione. Ne marrjen e ketij vendimi une i pershendes deputetet", tha Berisha.

Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë gjithashtu ka vlerësuar sërish modelin ekonomik të Shqipërisë, që e renditi atë në të vetmin vend me rritje ekonomike në Evropë në kohën e krizës. “Modeli ynë funksionon dhe ai i ka dhënë këtij vendi rritjen më të madhe ekonomike në Evropë. Ata që vjellin vrer kundër tij t`u referohen shifrave të institucioneve ndërkombëtarëve” theksoi Berisha ndërsa ka shtuar se modeli shqiptar funksionon, e për ata që nuk kanë kuptuar këtë, ose nuk kanë të qartë se ç`është modeli, ose janë të verbuar nga qëndrime të tjera", tha Berisha.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›