E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Heqja e fotos se Presidentit, akt i shemtuar urrejtjeje klasore Eljona Ballhysa



Ish-kryeministri, Sali Berisha e ka cilesuar nje akt te turpshem te nje urrejtjeje primitive, heqjen e fotos se Presidentit nga institucionet shteterore, te miratuar me vendim qeverie nga Rama. Sipas ish-kryeministrit, kjo bie ne kundershtim te hapur me nenin 86 te Kushtetutes, ku shkruhet se: “Presidenti i Republikes eshte kryetari i shtetit dhe perfaqeson unitetin e Popullit”. Sipas Berishes, ky vendim i Rames, ne shkelje te hapur te Kushtetutes perben rrezik kombetar. “Edvin Kristaq Rama inauguroi detyren e kreut te ekzekutivit me nje akt te shemtuar te urrejtjes klasore, ate te heqjes nga zyrat shteterore te portretit te Presidentit te Republikes. Ky eshte nje akt urrejtje, percares dhe i shemtuar qe bie haptas ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, e cila percakton Presidentin e Republikes si kryetarin e shtetit dhe perfaqesuesin e unitetit te popullit. Pikerisht se ne cdo vend kryetari i shtetit perfaqeson unitetin e popullit, portreti i tij eshte dhe portreti zyrtar i vendit. Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per cdo shqiptar nga themeluesi i Pavaresise sone, Ismail Bej Vlora, deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes. Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inauguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar”, - shkruan Berisha. Ndersa ish-ministri i Drejtesise, Eduard Halimi i cileson si antikushtetuese te tre vendimet e para te qeverise se re te drejtuar nga kryesocialisti, Edi Rama. Sipas ish-ministrit Eduard Halimit, qeveria e re nuk kishte percaktuar as rendin e dites dhe i miratoi vendimet pa i shqyrtuar fillimisht ato. “Vendimet e miratuara nga qeveria jane teresisht antikushtetuese sepse bien ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit dhe me ligjin mbi te cilin funksionon Keshilli i Ministrave. Ligji per Keshillin e Ministrave, ligji 9000 percakton qarte se rendi i dites percaktohet minimalisht dy dite perpara per miratimin e nje vendimi qeverie. Specialistet te shohin per perputhshmerine e aktit me Kushtetuten dhe me pas te kaloje per miratim”, eshte shprehur Halimi. Ne mbledhjen e pare te qeverise se tij, Edi Rama mori tri vendime, heqjen e fotos se presidentit Nishani nga institucionet, ndalimin e importit te plehrave dhe miratimin e Kodit te Etikes per ministrat.

Qendrimi

“Ky vendim i turpshem eshte jo nje nderim por nje turp kombetar per cdo shqiptar nga themeluesi i Pavaresise sone, Ismail Bej Vlora, deri tek foshnja qe ka hapur syte mengjesin e kesaj dite. Ky vendim kurre nuk mund te merrej pa ndryshimin e nenit 86 pika, 1 te Kushtetutes. Ky kryeminister, qe me nje urrejtje te papermbajtur inauguron detyren e tij duke shkelmuar Kushtetuten dhe percaktimet e saj, perben nje rrezik te madh kombetar”, - shkruan Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›