E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahirit: Asnje leshim per te siguruar rendin ne vend

“Sot eshte koha per te ngritur ne kembe Policine e Shtetit dhe per te garantuar jeten e qytetareve”. Kete apel, ministri i Brendshem, Saimir Tahiri e ka bere diten e djeshme gjate nje takimi urgjent me drejtuesit me te larte te Drejtorise se Pergjithshme te Policise se Shtetit, drejtoret e policise ne qarqe dhe shefat e komisariateve ne te gjithe vendin. Ne takim u diskutua lidhur me situaten aktuale te rendit dhe sigurise publike si dhe masat urgjente qe duhen marre per ndryshimin e kesaj situate. Ministri ka folur ne diten e dyte te punes per situaten alarmante ne vend. Ai kerkoi nga policia transparence me qytetaret duke kerkuar edhe vleresimin e cdo konflikti ne dukje i vogel. Tahiri tha se do te kete mbeshtetje pa asnje kursim per drejtuesit dhe oficeret e perkushtuar te Policise se Shtetit. “Keni mbeshtetje maksimale per te bere ate qe ju ngarkon ligji, ate qe presin qytetaret. Mbeshtetje e pakushtezuar per te gjithe ata qe detyren e justifikojne me pune dhe punen e justifikojne me vepra. Nga sot, une pres qe te jepni maksimumin tuaj, pa orar, pa kursim, pa kompromis. Qytetaret presin siguri, ne duhet t’u japim siguri. Qytetaret presin te mos ndihen te dobet e te pasigurt, sepse gangsteret dhe te paprekshmit u bejne karshillek” tha Tahiri duke shtuar se askush prej punonjesve te Policise se Shtetit ne permbushje te detyres, nuk do kthehet mbrapsht me telefon apo do pengohet te beje detyren duke e konsideruar tradhti ndaj punonjesve te ndershem te policise nje gje te tille. Ministri theksoi se qe sot imuniteti i vetem eshte vetem ligji dhe se nuk duhet te ekzistoje me kultura e pandeshkueshmerise. “Nga sot do te shembim murin e pandeshkueshmerise, askush nuk ka imunitet nga ligji” tha Tahiri ndersa shtoi se puna me dy standarde e policise nuk do te tolerohet me, duke kerkuar korrektese nga punonjesit e Policise Rrugore. Tahiri kerkoi rishikimin e struktures se marrjes se kallezimeve dhe ritem maksimal te punes per dhunen ne familje. “Pres te rishikoni urgjentisht strukturen e marrjes se njoftimeve dhe denoncimeve nga qytetaret, sic pres te mos ndodhe me qe qytetaret te paraqiten ne polici apo te marrin ne telefon policine per te bere denoncim, dhe te kthehen mbrapsht pa rezultat, sepse medemek ka pune me te medha. Pune me te medha se t’u sherbejme qytetareve, une nuk di te kete, ndaj merrni masa te menjehershme, qe sot” tha ministri i Brendshem. Ne takimin me kreret e policise, Tahiri vuri theksin edhe per luften ndaj dhunes ne familje. “Eshte e pafalshme te ndodhin krime te paralajmeruara, ose qe policia duhet t’i kishte parashikuar, eshte kriminale te ndodhin krime qe denoncohen nga qytetaret por qe ekzekutohen pse nuk vleresohen apo akoma me keq, nuk leviz njeri gishtin” u shpreh Tahiri kerkoi kthimin permbys te situates se trafiqeve te qenieve njerezore dhe narkotikeve.

Deklarata

“Te shkarkohen 2 efektivet rrugor”

Ministri i Brendshem, Saimir Tahiri kerkoi dje shkarkimin e dy punonjesve te policise rrugore per korrupsion. “Pezullimi eshte pak. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem te hartoje urgjentisht raportin dhe te dy oficeret te shkojne per ndjekje penale. Ndersa per qarkullimin rrugor duhen marre masa emergjente, duke filluar qe sot” tha Tahri duke shtuar se efektive policie, qe ne jeten private levizin me automjete pa targa ose te parregullta, eshte standard i papranueshem. “Policia e qarkullimit rrugor te marre masa emergjente per te rregulluar trafikun, ndeshkuar shkeljet dhe shkelesit dhe te ndalohen urgjentisht praktikat ose shfaqjet korruptive” u shpreh ministri.

Armembajtja

“Forca parandaluese dhe hetimet proaktive duhet te jene ne qender te vemendjes, per te rritur eficencen e Policise se Shtetit, e bashke me te, besimin e publikut te institucionet, shteti ligjor dhe drejtesia. Masa radikale ndaj armembajtjes. Sot, eshte armiku numer 1 i sigurise publike. Vendoseni ne prioritetet absolute. Nuk mund te lejojme me qe nga konfliktet me banale, deri te larja e hesapeve, armet te jene komunikimi me i thjeshte, por dhe me fatal” tha Tahiri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›