"Do t’i japim PD-se ato qe s’morem ne opozite"
Eurodeputetet ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian, i drejtuan disa pyetje kryeministrit te ri shqiptar, Edi Rama, gjate nje seance ku u fol mbi zhvillimet ne vendin tone. Pyetjet kishin te benin kryesisht me menyren si qeveria e re mendon te coje me perpara procesin e integrimit dhe se si ajo do ta luftoje korrupsionin. Z.Rama, shfrytezoi rastin qe te jape garanci ne Bruksel, edhe per sjelljen e mazhorances ndaj opozites.
“Prova e pare e programit tone qeverises, nuk do te jete thjesht nje fillim euforik, por nje instrument per t’i dhene opozites cdo gje qe ne nuk e morem si opozite". Duke u ndalur te ceshtja e korrupsionit qe u rrah gjeresisht nga eurodeputetet, kreu i qeverise se re ka folur dhe per menyren sesi kabineti ekzekutiv ka menduar te luftoje dukurine nderkombetare. Ai u shpreh se lufta ndaj korrupsionit do te jete e efektshme nese modernizohen institucionet. “Korrupsioni endemik nga i cili vuan Shqiperia ka te beje me mungesen e institucioneve shteterore. Pergjigjja me e mire ndaj kesaj dukurie eshte modernizimi i institucioneve te shtetit. Reformat do te jene te thella, duhet te dihet se mazhoranca jone eshte ne limitin e nje shumice te cilesuar per te miratuar te gjitha reformat e integrimit. Une do te kerkoj edhe nje vote me shume, qe nuk eshte e veshtire te gjendet, me qellim qe reformat t’i bejme se bashku me opoziten”,- u shpreh kryeministri Rama.
Nje pjese e rendesishme e pyetjeve per z. Rama, lidheshin dhe me qendrimet per rajonin dhe nacionalizimin. Rama tha se shqiptaret nuk i dhane vota nacionalisteve. “Ne zgjedhjet e 23 qershorit nacionalizmi nuk mori asnje vote. Forcat nacionaliste qe dolen ne skene, nuk u futen ne Parlament”. Ketu, ai mori persiper te analizoje dhe shkaqe te humbjes se Berishes: “Nje nga arsyet pse PD-ja mori nje rezultat kaq te keq eshte sepse perdori retorike nacionaliste”, - tha Rama. Me tej, ai premtoi se “nacionalizmi nuk do te jete asnjehere pengese per te punuar se bashku mes shqiptareve dhe serbeve, malazezeve, kroateve, italianeve, grekeve e turqve”.
Shefi i qeverise ka komentuar dhe marredheniet me Kosoven, duke u shprehur se nuk ka asnje problem qe mes dy qeverive te mos kete bashkepunim, derisa po bashkepunojne deri dhe Turqia e Greqia. Ai shtoi se kufijte nuk ndryshojne, por nuk ka arsye qe shtetet e rajonit te mos bashkepunojne. “Nuk ka asgje te keqe nese qeveria shqiptare dhe ajo kosovare zhvillojne mbledhje te perbashketa. Mbledhjet do te jene per probleme ekonomike, sociale, ceshtje te arsimit dhe te kultures”, - sqaroi z.Rama. kurse shtoi: “Shume mendonin se nje tjeter shtet shqiptar ne rajon do te ishte dicka e tmerrshme. Por pavaresia e Kosoves solli stabilitet dhe nje njohje teresore e saj nga Bashkimi Evropian, do te ishte jetike”.
Deklarata
“Kemi numrin me te madh te femrave ne qeveri”
Kryeministri Edi Rama e ka vleresuar si mjaft te rendesishme prezencen e femrave ne qeverine e re. Ne fjalen e mbajtur para eurodeputeteve ne Komisionin e Jashtem te Parlamentit Europian, z.Rama u shpreh se qeveria e re ka nje tjeter afrim ndaj problematikes dhe sfidave qe ka vendi. “Qeveria jone, ka numrin me te madh te grave se gjithe qeverite e meparshme. Jam i lumtur te prezantoj ministren e Integrimit, qe eshte nje yll ne ngritje i politikes dhe ministrin e Jashtem qe eshte me i riu qe ka pasur ndonjehere ekzekutivi shqiptar”,- tha kryeministri Rama. Ai siguroi se Ministria e Integrimit do te kete mbeshtetjen e gjithe koalicionit per dialog mes qeverise, partive dhe shoqerise ne procesin e integrimit.