Berisha: Heqja e imunitetit godet pasurinë e paligjshme

Ky projekt synon rritjen e transparencën në sistemin gjyqësor dhe për këtë arsye, kryeministri Sali Berisha, jo vetëm që vlerësoi sistemin, por i kërkoi edhe një herë opozitës që të japë votën e saj për heqjen e imunitetit në seancën e së hënës së ardhshme.
"Ne duhet të ndihemi krenarë me kërkesën tonë për heqjen e imunitetit, pasi kjo do të na bëjë më të barabartë. Fatkeqësi është se në rast se pushteti pasurohet në mënyrë të paligjshme, heqja e imunitetit nuk synon veçse parandalimin, ndaj të gjitha rasteve që pushteti përdoret për favore dhe për pasurim të paligjshëm. Heqja e imunitetit do të bëjë të mundur një zhvillim të rëndësishëm dhe pozitiv për çdo gjykatës dhe do të rrisë përgjegjshmërinë e tij dhe respektin e qytetarëve ndaj tij", theksoi Berisha.
Ai tha se shpresonte që të miratohej edhe Ligji për Gjykatën e Lartë, votimi i të cilit është shtyrë për në muajin shtator. “Shpresoj që ligji për Gjykatën e Lartë të votohet së shpejti në Parlament, ndërkohë që kam kërkuar minsitrit amendamentin për rrogat tuaja. Unë jam dhe mbetem i vendosur që ju të shpërbleheni në mënyrë dinjiotoze që të konsolidojmë pavarësinë tuaj”, theksoi Berisha.
Duke folur për sistemin e inauguruar, Berisha tha se sistemi i dixhitalizimit të gjykatave shënon një hap të jashtëzakonshëm cilësor në drejtim të vendosjes së transparencës në të gjithë veprimtarinë e trupave tona gjyqësore në vend". "Jam i bindur se KLD do të ketë në këtë sistem një ndihmë shumë të madhe për të vlerësuar procesin e promovimit mbi bazën e meritës për secilën gjykatë apo gjykatës, pasi për çdo vend këto janë procese të rëndësishme, por për ne janë dy herë më të rëndësishme pasi vijmë nga tradita e errësirës dhe e mbylljes", tha Berisha.
Për ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, i pranishëm në ceremoni, sistemi i ri bë të mundur që gjithçka që ndodh në gjyqësor të vendoset nën monitorimin e kujdesshëm të publikut. “Sot, nëpërmjet ndërtimit të portalit të gjykatave, ne sigurojmë transparencën në çdo qelizë të sistemit gjyqësor të bindur se sistemi dixhital dhe transparenca janë masat më të rëndësishme në betejën për reformimin e sistemit gjyqësor. Jemi te bindur se nëpërmjet kësaj porte moderne për informimin e publikut, qytetarët do të shohin në dritën e diellit se çfarë ndodh në gjykata. Epokën e letrave po e zëvendësojmë me epokën dixhitale", tha ministri Halimi.
Ky portal, pjese e reformës së ndërmarrë për dixhitalizimin e sistemit te drejtësisë, është një sistem elektronik, që përmban të dhëna të hollësishme për veprimtarinë gjyqësore, pasi siguron informacion të plotë mbi çdo çështje gjyqësore.
Nëpërmjet tij, çdo qytetar mund të shohë së çfarë ndodh me padinë e tij, si trajtohet ajo, deri ne përfundimin e saj. Gjithashtu, ky sistem do të shërbejë për të parë punën e gjyqtareve për vlerësimin e tyre. Ministria e Drejtësisë, ka ndërmarrë një sërë hapash të rëndësishëm në fushën e dixhitalizimit të sistemit të drejtësisë, duke modernizuar sektorë si shërbimin e noterisë, Hipotekat, etj. /Start/
2012-07-31 13:35