Marcoullis: Avancimi drejt BE-së kalon nga 12 prioritetet

Ministrja Marcoullis konfirmoi mbështetjen e plotë të vendit të saj, por edhe të Komisionit Evropian e vendeve anëtare, për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Ajo theksoi se është shumë e rëndësishme që klima pozitive politike të konsolidohet më tej, çka do të nxisë vazhdimin e reformave të rëndësishme për vendin, të lidhura me perspektivën evropiane të Shqipërisë.
“Ritmi i zbatimit të 12 prioriteteve është i lidhur drejtpërdrejt me avancimin e mëtejshëm të perspektivës evropiane të Shqipërisë. Ka një përmbushje të reformës zgjedhore, një shenjë mjaft premtuese në këtë drejtim që stabiliteti politik dhe konsensusi kombëtar janë thelbësore në arritjen e këtyre synimeve. Në të njëjtën kohë, më lejoni të them që, puna kryesore që qeveria po ndërmerr në lidhje me prioritetet kyçe në shtetin e së drejtës, administratës publike, reformën për të drejtat e njeriut janë me të vërtetë një arritje për t’u lavdëruar”, theksoi ajo.
Ajo siguroi se zgjerimi mbetet në krye të agjendës evropiane, ndaj dhe, në këtë drejtim, vëmendja kryesore është e përqendruar drejt Ballkanit Perëndimor. Por kur pyetet për Kosovën, vendi i të cilët nuk e ka njohur ende, kryediplomatja qipriote thotë se BE-ja mbështet perspektivën evropiane të Kosovës.
“Unë jam këtu si presidente e Këshillit të Bashkimit Evropian dhe flas në emër të Bashkimit Evropian. Ne e kemi bërë të qartë qëndrimin tonë kombëtar si Qipro, por në kuadrin e presidencës së BE-së them se, BE e mbështet perspektivën evropiane të Kosovës. Ne kemi nisur mbështetjen ekonomike në disa zona dhe programe të tjera të ndryshme për të mbështetur qytetarët kosovarë që janë një pjesë thelbësore e Evropës. Qëndrimi BE-së pasqyrohet në të gjitha konkluzionet që ne adoptojmë çdo vit dhe të fundit janë ato të marra në dhjetor të 2011-s, të cilat përfshijnë gjithashtu edhe qëndrimin e BE-së për Kosovën”, shtoi ajo. Ministri Panariti u shpreh optimist se do të tejkalohej edhe çështja e imunitetit. “Shpresoj që, së shpejti, do të kapërcejmë reformën për heqjen e imunitetit. Ne po bëjmë progres të qenësishëm edhe për paketën e reformave të karakterit teknik, siç është lufta kundër krimit të organizuar, kontrollit të trafiqeve, hapat e rëndësishme që janë bërë edhe për respektimin e të drejtave të minoriteteve”, tha ai.
Ajo zhvilloi edhe një takim me kryeministrin Sali Berisha, i cili shprehu gatishmërinë e plotë të mazhorancës qeverisëse për vazhdimin në frymën e dialogut e të bashkëpunimit me opozitën, të përmbushjes së 12 rekomandimeve të Komisionit Europian. Në këtë frymë, tha Kryeministri, u arrit edhe drafti i përbashkët për kufizimin e imunitetit për deputetët, gjyqtarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë, për të cilin mazhoranca bëri të gjitha lëshimet dhe pranoi kërkesat e Partisë Socialiste. Pas kësaj, mbetem me shpresën se opozita do të pranojë miratimin e kufizimit të imunitetit më 6 Gusht, si dhe të vazhdojë bashkëpunimin edhe për ligjet e tjera me shumicë të cilësuar.
Ministrja Kozakou - Markoulli tha se në takimet e saj do të inkurajojë opozitën për të vazhduar në frymën e dialogut politik, bashkëpunimin për arritjen e rezultateve të tjera të pritshme edhe në kuadër të 12 rekomandimeve të Komisionit Evropian. Gjithashtu, ajo zhvilloi edhe një takim me Presidentin, Bujar Nishani si dhe me kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. /S.Lleshi/Start/
2012-07-31 15:05