Berisha: Heqja e vizave me SHBA premtim serioz, e kam llogaritur
TIRANE – Pas aktiviteteve të ngjeshura elektorale në disa qytete të vendit, Kryeministri Berisha ishte i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Top Story”, të gazetarit Sokol Balla, ku komentoi fushatën e demokratëve, akuzat e liderit të opozitës në drejtim të tij. Kryeministri theksoi se çështja e liberalizimit të vizave me SHBA-në është një premtim serioz dhe i realizueshëm
Qoftë boshtin e jugut, qoftë rrugën e Arbrit nuk e keni realizuar. Një qeveri ka dhe anën e saj populiste, ka ide që evoluohen rrugës, por ama fakti që ju e ndryshoni në mënyrë edhe emocionale edhe populiste programin, pse duhet t’ju besojnë shqiptarët se ju do t’i përmbaheni pretimeve që keni dhënë?
Jo absolutisht populiste dhe emocionale. Programi ndryshohet vetëm nga një meditim i thellë. Rruga Tiranë-Elbasan nuk ishte në plan se është shumë e kushtueshme. Tuneli i Qafë Murrizit nuk u fillua dot, jo për mungesë fondesh, por kompania daneze tha që nuk mund të shpohet në këtë nivel, sepse ka baltë dhe ujëra. Atëherë tuneli duhej kapur nga e para. Tuneli i Elbasanit është 3 funksionësh. Është segmenti kryesor i korridorit të tetë, nëse ndërtohet. Eshtë segment kryesor i boshtit të jugut, bashkon Tiranën dhe Elbasanin. Në këtë aspekt është projekti më fizibël. Kostoja është shumë e lartë, atëherë kaluam meqë kishte 3 funksione, u përqëndruam tek tuneli i Elbasanit. Dhe realizuam një gjë, mendoj unë shumë të domosdoshme. A do ti vinte radha? Do ti vinte radha. Nëse nuk do të ishte ndërtuar unë në këtë katër vjeçar do të kisha premtuar ndërtimin e tunelit. Qeveria sheh mundësitë. Nuk kam premtuar internet falas, por po e bëjmë. U krijua mundësia. Edhe premtimet modifikohen me krijimin e kushteve, ndaj dhe besoj se ai që ka ëndërr ndërtimin e rrugës së Arbrit ka 100 arsye për të besuar se ne i ndërtojmë.
Zoti Berisha duket sikur në fushatën tuaj, kësaj radhe keni një shkëputje nga pjesa tjetër e partisë. Duket sikur keni një moskomunikim me krerët e tjerë të partisë. Duket si një bast personali juaji kjo fushatë.
Absolutisht. Ti je i detyruar ta ndërtosh fushatën mbi bazën e qarqeve. Eshtë shumë e vështirë prej tyre që të shkëputen në një aktivitet jashtë qarkut. Por ku takohemi dhe ku ndahemi? Unë bëj të përgjithshmen, shkoj tek ata secili. Aty ata janë spiker kryesorë pas meje. Dhe janë organizatorë direkt, më shumë se unë të fushatës në qark. Përsa u përket toën holleve, unë ftoj qytetarët të bisedojnë me kryeministrin. Unë nuk u them vazhdoni me Saimirin. Të marr unë të tjerë për tu harxhuar kohën bashkëpunëtorëve të mi, nuk e bëj.
Pse tre javë të fushatës, vendosët të rrisni tonin ndaj sulmeve për Ramën?
Ai u mor me sulme personale dy muaj rresht. U mor me sulme për vitet e jetës. U tha zgjedhësve se moshatarët e tij janë në atë botë. Ai i zhveshur nga çdo lloj argumenti filloi të përdorte argumentin moshë. Vitet e jetës janë bekim i zotit. Çdo vit është një dhuratë që të ka bërë zoti ty dhe duhet ta falënderosh. Kurse ai u mor në një mënyrë ordinere çdo ditë me dy gjëra, vitet e moshës dhe jelekun. Ai filloi të vishte jelekun dhe kur mediat i thanë po imiton Berishën e hoqi. Iu fiksua se jeleku është antiplumb. Dhe vazhdonte servirte, thoshte gjyshi me antiplumb dhe unë ju përgjigja në një farë mënyre. Nëse një politikan kërkohet nga një personalitet i madh në kongresin amerikan, ai është kryetar de facto i komisionit të jashtëm të kongresit amerikan për Europën dhe Azinë. Nëse ky zotëri i dërgon letër drejtorit të FBI-së për hetim për larje parash, s’mund ta kalojë në këtë mënyrë këtë. Këtu zoti Rama nuk përgjigjet. Së dyti, secili nga këta qytetarë po ti ndodhë një deklaratë që se ka bërë dhe nëse thotë që ka humbi posta, çdo gjykatës do ta dënojë për mashtrim. Nuk mund ta thuash atë. Po ndërton një vilë, e gëzofsh, mund të ndërtosh edhe një tjetër, por në politikë duhet të tregosh burimin pasurisë. Ky nuk e tregon dhe pastaj bëhet qesharak të thotë ma humbi posta.
Nuk kuptoj çfarë ndikimi mund të ketë, mendimi im personal, besoj se asnjë foto me Obamën apo Ramsfeldin s’mund të ndikojë të opinionin publik.
Foton e ka publikuar përpara një muaji, nuk tha njeri asgjë. Kur dolën 80 mijë dollarë, kërkohen sqarime.
Po zotin Ramsfeld kush e solli në Tiranë? Qeveria juaj është akuzuar se ka përdorur fonde për lobim për partinë tuaj, për ju apo zotin Basha. Grupe si Podesta kanë lobuar në funksionin tuaj si kryeministër, për të rritur kuotat politike tuajat dhe të partisë tuaj.
Unë garantoj çdo qytetar se për vizitën e Donald Ramsfeld, PD për udhëtimin e tij nuk ka paguar qoftë dhe një qindarkë. Ai ka ardhur këtu për të promovuar librin e tij. Ramsfeld ka luajtur një rol përcaktues për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO. Unë me ardhjen e tij u përpoqa ti bëj çdo nderim, për mirënjohjen ndaj mbështetjes që ai na ka dhënë. Si kryeministër i kam bërë të gjitha nderimet, mendoj se më takon ta bëja. Përsa i përket Podestës, shumë mirë që e shtruat. Është kontraktuar nga qeveria shqiptare, absolutisht për asgjë për PD-në, por për interesa strategjike kombëtare të Shqipërisë. Është kontraktuar nga qeveria e Kosovës, dhe kompania Podesta ndihmon shumë për të rritur numrin njohjeve të Kosovës. Unë çështjen e liberalizimit të vizave e kam çështje serioze. Në rrafshin ndërkombëtar nuk mund të gjesh kurrë një premtim timin, unë nuk kam premtuar anëtarësimin në NATO për shembull. Unë i llogaris mirë. Kam thënë do heqim vizat me BE, i hoqëm sepse i kisha llogaritur. Edhe këtë e kam llogaritur. Me këtë punë po merret Podesta. Të garantoj se po merret dhe na jep këshilla se cilat janë hapat që duhet të merren për liberalizimin e vizave. Kongresi amerikan është shumë i rëndësishëm për këtë proces. Podesta po lobon në favor të një kombi mik që janë shqiptarët. Podesta po merret me promovimin e potencialeve të Shqipërisë. Është një lobist nga më të fuqishmit.
(vijon)