Shqiptarja e vrarë nga i shoqi, autopsia: Rreth 40 plagë thike në trup
ROME-E masakroi për xhelozi. Irma Hadaj nga rrethi i Vlorës, e vrarë dy ditë më parë nga i shoqi, Lulzim, 36 vjeç, në San Giovanni al Natisone të Udines ku çifti jetonte prej vitesh me dy vajzat e tij, është qëlluar me thikë 36-37 herë. Ky është rezultati i autopsisë që i është bërë gruas mëngjesin e sotëm. Sipas mjekut ligjor, disa nga plagët kanë qenë vdekjeprurëse: më të thellat i shoqi ia ka shkaktuar me thikë në fyt, në zemër dhe në mushkëri.
Po sot, është shqiptuar dhe masa e arrestit ndaj të shoqit që duhet të përgjigjet përpara drejtësisë për vrasjen e të shoqes në rrethana rënduese.
Më 18 qershor, një grindje në familje mes burrit e gruas përfundoi në tragjedi. Lulzim Hadaj ka rrëmbyer një thikë në kuzhinë dhe i është vërsulur të shoqes, Irmës, duke e qëlluar me gjithë fuqinë e tij. “Nuk më intereson se shkoj në burg, unë të vras, të vras...”, mësohet të ketë thirrur Hadaj para se të qëllonte për vdekje gruan e tij.
E gjithë kjo ka ndodhur përpara syve të dy vajzave të vogla të çiftit njëra 8 e tjetra 10 vjeçe. Forcat e rendit kanë gjetur gruan pa jetë në një pellg me gjak.
Vrasja në ambientin familjar e Irma Hadajt është rasti i fundit i dhunës në familje. Vetëm në qershor, kronikat e zeza në Itali flasin për të paktën tre raste të tjera grash shqiptare të keqtrajtuara nga burrat, bashkëshortë apo të njohur:
Para disa kohësh Lulzim Hadaj ishte denoncuar nga familja për dhunën që ushtronte ndaj familjarëve të tij, por asnjë masë nuk u ndërmor ndaj tij.
(d.b/BalkanWeb) Lidhje te tjera Itali, shqiptari theri të shoqen në sy të 2 fëmijeve të vegjël