E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Të gjejnë vrimë ku të futen po prekën votën më 23 qershor

ramaKryesocialisti Edi Rama, duke folur në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme, ka thënë se ata që do të përpiqen të vjedhin votat këtë herë, duhet të mendohen mirë, pasi do të përgjigjen para ligjit.

Unë dorëheqje mbas zgjedhjeve të vjedhura jo vetëm që nuk mund të jepja, por nëse do të kisha dhënë dorëheqjen pas zgjedhjeve të vjedhura, unë do të kisha tradhtuar PS dhe sot ne nuk do të ishim këtu 3 ditë para fitores. Nuk tërhiqem unë përpara hajdutëve të zgjedhjeve, ka thënë Rama duke iu përgjigjur pyetjes përse nuk dha dorëheqjen më 2009-s dhe më pas ka paralajmëruar:

Nëse këtë herë do të prekin votën, do të duhet të kenë përgatitur edhe vrimën se ku do të futen.

Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë ka rënduar shumë dënimet për ata që prekin procesin zgjedhor. Nëse dikush merr përsipër që të prekë votën, duhet të marrë parasysh më parë se ku do të fshihet. Nëse në këtë hajdutëri do të marrë pjesë dhe Saliu edhe ai duhet ta mendojë mire.

Rama ndërkohë ka akuzuar edhe ministrin e Drejtësisë, Eduard Halimi, se shoqërohet me njerëz të inkriminuar, për të ndikuar në zgjedhje. Ai u shpreh se Halimi do të përgjigjet para ligjit, për tentativat e manipulimit. /b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›