Eksploziv banesës në rikonstruksion të kreut të PD-së në Shkodër
Persona të paidentifikuar kanë vendosur një sasi eksplozivi në banesën e kreut të PD-së në Shkodër, Astrit Bushati.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm dhe është dneoncuar nga vetë Bushati.
Banesa është në rikonstruksion dhe për këtë arsye në të nuk ka pasur njerëz në momentin e shpërthimit.
Gjatë denoncimit në polici, Bushati ka thënë se dyshon që ngjarja të ketë prapavijë politike, duke parë që vetëm dy ditë na ndajnë nga zgjedhjet./b.l