E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Hetim duke respektuar kushtetutën

"është në interesin më të mirë të vendit që edhe ky dokument i ri i lëshuar sot nga Soares të jetë një zgjidhje për suksesin e tryezës nga e cila mund të dilet me rezultate të prekshme, të cilat bëjnë të mundur kthimin e opozitës në parlament.
Kështu u shpreh kryeministri Berisha në seancën plenare duke komentuar deklaratën e presidentit të asamblesë së OSBE-së Soares ku i bënte thirrje opozitës të futej në Kuvend dhe njëkohësisht kërkonte edhe ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet.
Berisha duke e cilësuar deklaratën e kreut të OSBE-së Soares si solide theksoi se ky dokument shton më tepër shanset që negociatat në tryezën e Topit mes dy palëve të përfundojnë me sukses.
"I bëj thirrje opozitës shqiptare që t'i japë fund menjëherë bojkotit e të zërë vendet në parlament theksoi Berisha duke shtuar se garanton OSBE-në për vullnetin e plotë të mazhorancës për tu angazhuar në reforma të thella e të gjithanshme me opozitën, për të respektuar të drejtën e saj për komisionin hetimor parlamentar dhe për të hetuar çdo gjë tjetër përveç atyre problemeve të cilat kanë vendosur gjykatat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›