Kriza, Rama: Berisha të dëgjojë këmbanat

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama komentoi sot deklaratën e presidentit të asamblesë parlamentare të OSBE, Soares. Sipas tij, zoti Soares nënvizoi edhe bindjen e tij se opozita duhet të kthehet në kuvend dhe unë i rishpreh edhe publikisht vullnetin tonë për ta mbyllur bojkotin me t'u mbyllur përpjekja e qeverisë për ta kufizuar e kushtëzuar komisionin hetimor parlamentar duke nxjerrë kutitë e votimit nga objekti i hetimit.
Rama gjithashtu theksoi se Berisha duhet t'i dëgjojë këmbanat që bien nga të katër anët, përpara se kriza të bëhet e padurueshme për popullin.
"Tanimë tërë bota kërkon hetim të zgjedhjeve dhe vetë OSBE-ja që ka shkruar raportin e zgjedhjeve sot ka kërkuar publikisht që zgjedhjet të hetohen plotësisht e tërësisht", theksoi Rama.
Ai shtoi gjithashtu se demokracia shqiptare nuk është në krizë, sepse opozita është në bojkot. Ne jemi në bojkot sepse demokracia është në krizë.
Sipas Ramës, fundi i kësaj krize fillon me transparencën e plotë, tërësore, të pakufizuar e të pakushtëzuar të zgjedhjeve dhe jo për të ndryshuar rezultatin po për të shembur sistemin e korrupsionit elektoral.