E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Hetim fotove, Rama:Kupola e policisë kriminale

Të tjera rreth shkrimit Frroku me policët, A1Report: FOTO të reja LIVE TV Kuvend,Noka: Frroku ortaku juaj, PS: Largohu! /VD Noka: Mos u merrni me fotot e kryepolicëve /VD VIDEOLAJM/Topalli, diktat Nokës në Kuvend: Ulu ti! Fotot e Frrokut, debati Balla - Topalli ne Parlament Kupola e policise heq dore live nga hetimi VIDEO Intervista e Agron Kuliçaj ne Tv A1 REPORT Hysni Burgaj ne TV A1 REPORT: Dorëheqjet nuk cënojnë tek hetimi Nikolin Bala ne TV A1 REPORT: Frrokun e solli në tavolinë pronari i lokalit Muhamet Rrumbullaku: Frroku rastësisht në tavolinë Fotoja me Frrokun, Prençi: Kryepolicët të lënë detyrën Burg Jakut për armë pa leje, Frroku i vetmi i akuzuar për vrasjen e Lamaj Vrasja dhe arrestimi autorëve brenda 24-orësh TIRANE- Kryeministri Berisha deklaron se ministria e Brendshme do të hetojë fotot ku 4 drejtues të policisë së shtetit, mes tyre Agron Kuliçaj ish truproja e tij aktualisht mban postin e zv./drejtorit të policisë së Shtetit, po drekojnë me Arben Frrokun, të dyshuarin kryesor si vrasës të kryekomisar Dritan Lamajt. Nga selia rozë kryetari i PS-së thotë kupola e policisë është një organizatë e frikshme kriminale, më e rrezikshmja dhe fotot janë histori e turpshme.

Ndërkohë që sot A1 REPORT! publikoi foto të reja ku vërtetohet miqësia mes biznesmenit Arben Frroku dhe drejtues të lartë të Ministrisë së Brendëshme. Bëhet fjaë për  foto të muajit Maj 2012, konkretisht më 17 Maj 2012 ku Nikolin Bala me post  Drejtor i Njësive Operacionale Speciale. në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ka qenë sërish bashkë me Arben Frrokun kësaj here në një stadium duke parë ndeshjen Partizani- Tërbuni. Fotot janë shkrepur pikërisht në kohën kur konflikti mes kryekomisarit Dritan Lamaj dhe biznesmenit Arben Frroku kishte 4 muaj që kishte nisur.

Madje miqësia e biznesmenit është më e zgjeruar. Arben Frroku ka shoqëri edhe me Arian Ndoja (ne foto i  rrethuar me të bardhë), ish-kryeprokuror i Durrësit dhe aktualisht Prokuror i Prokurorisë së Durrësit. Ndoja është akuzuar shpesh për lidhjet e tij me botën e krimit, ndërsa pasuria e tij në qindra mijëra euro ka qenë disa herë pjesë e hetimeve.

Fotot u publikuan një ditë pasi u publikuan foto të tjera ku drejtuesit e lartë të policisë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj, Muhamet Rrumbullaku dhe Nikolin Bala shfaqen duke drekuar me të dyshuarin si vrasës të kryekomisar Dritan Lamajt, Arben Frroku. Drejtuesit e policisë gjatë intervistave në Tv A1 REPORT u përpoqën të deklaronin se fotoja ishte e rastësishme. Madje Nikolin Bala, i cili mban postin e drejtorit të Njësive Operacionale Speciale, në Drejtorinë e Policsië së Shtetit dhe Met Rrumbullaku, drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit gjatë intervistës dhënë dje për TV A1 REPORT! tha se Frroku ka ardhur rastësisht në tavolinë për të bërë një foto me ta teksa këta të fundit drekonin në një restorant në malin e Dajtit.  FOTOT E PUBLIKUARA NE A1 REPORT

BERISHA: FOTOT I HETON MINISTRIA E BRENDSHME

I pyetur nga gazetarët për ndonjë koment për fotot e publikuara në media ku biznesmeni i dyshuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj po drekon me 4 drejtues të policisë mes tyre edhe Agron Kuliçaj ish bodygardi i kryeministrit Berisha aktualisht mban postin e zv./drejtorit të policisë së Shtetit, Kryeministri Berisha u shpreh se ministria e Brendshme dhe prokuroria do të hetojë vrasjen e kryekomisarit.

“Ministria e Brendshme dhe Porkuroria e Përgjithshme, .ka të gjithë mekanizmat për të zbardhur çdo të vërtetë rreth këtij krimi Kam besim se do të zbardhet."

I ngacmuar për herë të dytë nga gazetari i TV A1 Report, Arsen Rusta nëse në foto është darka apo dreka e gabuar, Berisha përsëriti: “Edhe një herë theksoj Ministria e Brendshme ka të gjitha potencialet për të zbardhur çdo element rreth vrasjes në krye të detyrës së Kryekomisarit Dritan Lamaj”. Deklarata u bë pas homazheve në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë për nder të dy Dëshmorët e Atdheut Besnik Hidri dhe Leka Qokja ish-punonjës të Shërbimit Informativ Shtetëror(SHISH), të rënë në krye të detyrës në vitin 1997, në ngjarjen e njohur si masakra e Cerrikut.

RAMA: KUPOLA E POLICISE ORGANIZATE KRIMINALE
Pak minuta më pas nga selia rozë ka ardhur dhe reagimi i kreut të PS-së.

Kryetari i Partisë Socialiste doli sot në një deklaratë të ashpër për kupolën drejtues të policisë së shtetit, nxitur nga vrasja e fundit e kryekomisarit Lamajt dhe fotove të krerëve më të mëdhenj të policisë, me të dyshuarin për vrasje.

“Kupola e policisë është një organizatë e frikshme kriminale, më e rrezikshmja. Kjo qeveri nuk garanton më jeten e qytetarëve, asnjë liri të tyre përkundrazi luan çdo ditë me jetën e qytetarëve dhe i braktis ata në mes të rrugës. Kjo qeveri nuk garanton dot as ushqimin e fëmijëve, duke dhënë deklarata qetësuese me përmbajtje të gënjeshtërt, si në rastin e qumështit toksik”.

Duke u përqëndruar tek zhvillimet e fundit në media për rastin e vrasjes së kryekomisarit Lamaj, Rama tha: “Dihet botërisht se kupola e policië merr para për emërime, por dihet që merr para edhe edhe për shkarkime të komisarëve që flaken në rrugë. Historia e fotove të djeshme është rënqethëse, jo vetë fotografia, por historia që pasoi me alibinë e turpshme; është një kulmin i degjenerimit të shtetit, ku nuk gjenden më fjalë”.

“Alibia famëkeqe e Kuliçit dhe Burgajt”,- tha kryesocialisti, - “janë dëshmi që flasin shumë. Dorëheqja e njerëzve të fotografisë është shumë e padenjë, nga vetë alibia demaskuese dhe diskretituese e tyre për vetë ndodhinë, ndërsa heshtja e Ministrit të Brendshëm është kapaku i saj. Një histori që duhet të vazhdojë me dorëheqjen e të treve sepse kjo trio është mallkimi i policisë së shtetit, është truri i korrupsionit, veshi që merr fjalë nga krimi dhe goja, që i çon fjalë krimit”.

“Nuk kam asnjë iluzion se kjo tradhti ka bekimin e Kryeministrit, që bëri një deklaratë për teknologjinë 3G pas vrasjes”, tha më tej ai. “Ja pse komisarët këputetn rrugëve nga plumbat e krimit, ja pse është thyer ekuilibri në fushën e krimit, ku shteti është tërhequr dhe ka marrë yrysh në bashkëpunim me kupolën drejtuese të ministrisë së Brendshme; ja pse kur PD-ja erdhi në fuqi, numëroshenin 8500 krime në vit, ndërsa në 2012, u bënë 20 mijë; diferenca është mbi 12 mijë krime më shumë, që do të thotë se progresioni i rritjes së krimit është 1500 krime në vit. Ja pse Shqipëria e sotme ka koeficientin më të madh të vrasjeve në Europë dhe rajon.
me numrin më të madh të vdekjeve në rrugë kur ka numrin më të vogël të makinave”.

Kryesocialisti Rama e përfundoi fjalën e tij me një thirje drejtuar qytetarëve shqiptare: “Ja pse sot është dita t’u themi atyre që ndjekin verbërisht këtë qeveri: O shqiptarë, hapni sytë, se kjo nuk është lojë me top futbolli të dielën, por lojë me jetën, së partia në pushtet ju ka tradhtuar jo vetëm ju, por edhe veten”.

(Fotot e zbuluara sot nga A1 REPORT Arben Frroku, dhe Nikolin Bala (me rreth te kuq) dhe Arjan Ndoja (me rreth të bardhë) bashke ne stadiumin Qemal Stafa)

Foto:  Në rreth të kuq Arben Frroku, në krye të tavolinë me xhaketë të zezë Agron Kuliçaj, Tonin Vocaj me këmishë rozë ngjitur me Arben Frrokun me gotën në dorë, dhe Met Rrumbullaku ngjitur me Kuliçaj me xhaketë të zezë e kollare kafe dhe Nikolin Bala me xhaketë gri e këmishë bojëqielli

FUNKSIONET E PERSONAVE NE FOTO
Aktualisht Vocaj, Kuliçaj, Balaj dhe Rrumbullaku mbajnë këto funksione të larta shtetërore në Policinë e Shtetit:

Agron Kuliçaj: Drejtor i Departamentit të Hetimit dhe zëvendësdrejtor drejtorisë së policisë (më herët ka qenë bodyguard i kryeministrit Berisha)

Tonin Vocaj: Drejtor i Drejtorisë së Krimeve të Rënda në Departamentin e Hetimeve të Krimit

Nikolin Bala: Drejtor i Njësive Operacionale Speciale

Muhamet Rrumbullaku: Drejtor i Departamentit të Sigurisë Publike

(sg/ash/shqiptarja.com)

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›