Malaj injoron prezantimin e Mucmates ne Kukes
Arben Malaj është i deleguar i kryesisë së PS-së në qarkun e Kukësit dhe si rregull duhet të ishte i pranishëm në prezantimin e Vexhi Mucmatës para strukturave socialiste në këtë qytet. Por Malaj zgjodhi që në këtë ditë të diskutonte me të rinjtë e Vlorës për situatën ekonomike dhe politike në vend. Ndërsa i pyetur nga mediat për situatën politike brenda PS-së ligjvënësi socialist thotë se në politikë duhet të respektohen kontributet dhe mendja shkon tek ajo që po ndodh së fundi në bazën socialiste në Kukës.
Së fundi Malaj sugjeroi se ekipi socialsit për garen elektorale të 23 qershorit, duhet të përfshijë ata që prej vitesh kanë qenë pjesë e kësaj force politike.
Së fundi Malaj sugjeroi se ekipi socialsit për garen elektorale të 23 qershorit, duhet të përfshijë ata që prej vitesh kanë qenë pjesë e kësaj force politike.