E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Hipotekimi banesave ne Tirane zhbllokon kapitalin prej 700-800 milione euro

Kryeministri Sali Berisha në mbledhjen e radhës së qeverisë ka konfirmuar mbështetjen që jep qeveria për premtimin e kryebashkiakut Lulzim Basha për zhbllokimin e lejeve të shfrytëzimit. Ai përshëndeti marrëveshjen e nënshkruar mes Bashës, Olldashit dhe Halimit për hipotekimin e banesave në Tiranë. Kreu i qeverisë deklaroi se duhet bërë sa më parë zhbllokimi i lejeve të shfrytëzimit

“Gjithçka u bllokua për shkak të burokracisë. Leverdia është shumë e madhe, po të mbahet parasysh aspekti kolateral. Përgëzoj ekipin që mundësoi hartimin e këtij udhëzimi.Ky është premtimi madhor që bërë kryebashkiaku Basha i ka bërë qytetarëve të Tiranës dhe grupi i punës ka marrë parasysh gjithë problematikën.  Nga ky proces do të zhbllokohet një kapital prej 700-800 milionë euro”, ka deklaruar Kryeministri.

Kryeministri ka ka kërkuar zhbllokimin e pronave në gjithë vendin. Ai la porosi për ministritë e linjës që nga Konispoli deri në Bajram Curri duhet të verifikikohen dhe tu kthen pronat bashkive dhe komunave.

***
Shqipëria në moshën dixhitale ishte një pikat kyçe të mbledhjes së qeverisë. Kryeministri foli për rëndësinë që ka ky projekt madhor, për përdorimin e internetit në çdo proces të jetës. Ai tha se janë 120 projekte që duhen finalizuar deri në vitin 2012. “Do zhdukim çdo barrierë për internetin.

Tashmë Internetin e përdorin 2.1 milionë shqiptarë”, tha Berisha. Ndërsa premtoi se do të mbështeten projektet për afrimin e interneti falas.
Kryeministri kërkoi rishikimin e projekteve të moshës dixhitale në raport me buxhetin, të cilat kanë përparësi absolute.

Ai kërkoi që të gjithë punonjësit e administratës shtetërore duhet të kenë dëshminë e kompjuterit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›