E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermani, Ministri Grek i Zhvillimit Rajonal: Situata shumë e dëshpëruar

BERLIN- Ministri grek i Zhvillimit Rajonal, Mikalis Krisohoidis thekson në një intervistë që do të publikohet nesër në Gjermani se situata e vendit të tij është mjaft e dëshpëruar.

"Situata jonë është mjaft e dëshpëruar. Sepse ne po zvogëlojmë në mënyrë gjithmonë e më drastike të ardhurat e njerëzve. Grekët po e kalojnë situatën e tanishme në mënyrë shumë të dhimbshme", deklaroi ai për të përjavshmen "Die Zeit" e cila e publikoi intervistën që sot.

"Kur do ta shohim dritën në fund të tuneli? Nuk mund ta themi", shton Krisohoidis në këtë intervistë.

"Qeveria greke është tërësisht e izoluar me këtë politikë reforme. Opozita thekson se mund të rinegociojë për kushtet e kredisë. Dhe e majta radikale kërkon daljen nga BE-ja. Ne jemi vetëm", shprehet ai.

Sipas ministrit, "problemi ynë kryesor është ai i pasigurisë" së rritur nga spekulimet e parreshtura në të gjithë botën lidhur me një falimentim të afërt të vendit.
"Një falimentim i një vendi të zonës euro do të ishte një katastrofë, sepse ai do të kishte një efekt domino. Pikërisht për këtë arsye nuk mund të vendosim vetëm për një falimentim", deklaroi Krisohoidis.

Ministri gjerman i Ekonomisë Filip Rösler shkon këtë javë në Greqi, me objektiv zhvillimin e invetimeve në vend dhe propozimin e ndihmës së Gjermanisë për reformën e ekonomisë greke.

(d.b/AFP/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›