Bashkia e Tiranes Ja masat qe do te merren per Liqenin
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Edmond Panariti inspektoi sot Liqenin Artificial, sëbashku me grupin e punës që ka ngritur Bashkia në lidhje me situatën e krijuar nga ulja e nivelit të ujit dhe ndotja e tij.
Panariti tha se Bashkia gjendet para një situate të trashëguar, megjithatë po merren të gjitha masat për normalizimin e gjendjes.
Ndërhyrjet e Bashkisë janë në 3 drejtime; ndalimi i shkarkimit të ujërave të zeza në Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes së inerteve nga firmat e ndërtimit që ushtrojnë aktivitetin në atë zonë si dhe në afatgjatë, nisja e punës për aktivizuar kanalin që e lidh Liqenin Artificial me atë të Farkës, gjë që mundëson ekuilibrin hidrik dhe mosrënien e nivelit të ujit.
Pas inspektimit, Panariti u shpreh para medias:
“Problemet e liqenit të Tiranës dhe ekosistemit të tij janë probleme të vjetra dhe të mbartura prej shumë vitesh.
Ka ardhur koha që këto probleme duhen ballafaquar energjikisht.
Problemi i parë është i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkëputur furnizimin e tij nga liqeni i Farkës. Ne kemi ndërmarrë një plan studimi, për të bërë ç’është e mundur që kjo lidhje me liqenin e Farkës të rivendoset, sepse në këtë mënyrë ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni dhe bën të mundur gjallërimin e jetës (siç e shikoni jeta akuatike e liqenit është pothuajse inekzistente)”, tha ai.
Nga ana tjetër, problem madhor është ndalimi kategorik i mbartjes së Liqenit me inerte dhe mbetje të ngurta, gjë që për fat të keq po ndodh edhe këto ditë.
“Ne i kemi dërguar një mesazh shumë të qartë firmave të ndërtimit, që ta ndalin menjëherë këtë praktikë shkatërruese për këtë ekosistem, përndryshe do të përballen me sanksione të forta ligjore.
Një problem tjetër shumë i rëndësishëm që ka të bëjë po kështu, me ruajtjen e bilancit hidrik të Liqenit është edhe administrimi korrekt i digës së Liqenit, gjë e cila do të bëhet nga Bashkia e Tiranës.
Ka qenë një problem i mbajtur pezull, sepse është akoma në një proces gjyqësor, por ne së shpejti do ta marrim në administrim dhe do të bëjmë investimet e mundshme.
Një problem tjetër madhor shumë i rëndësishëm që ka një impakt negativ në Liqen dhe sistem është shkarkimi i ujërave të zeza. Të gjithë lokalet, bizneset që operojnë, të gjithë apartamentet e banimit që operojnë rreth e rrotull Liqenit kanë marrë një mesazh të qartë, që brenda një kohe të shkurtër, një periudhe dy javore, të ndërpresin kategorikisht shkarkimet e ujërave të zeza në Liqen gjë e cila ka çuar edhe në një asgjësim të jetës ujore të Liqenit, të cilën ne nuk do ta lejojmë.
Do të jemi shumë energjikë, shumë të rreptë, me fuqinë që na jep ligji, për ta ndaluar këtë makabritet, që po ndodh në kurriz të këtij ekosistemi.
Një tjetër problem shumë i rëndësishëm është edhe disiplinimi i trafikut. Nuk do të lejohet absolutisht asnjë automjet privat, qoftë edhe automjet shërbimi për të qarkulluar në zonën pedonale, përveç automjeteve të autorizuara, me orare të kufizuara. Çdo shkelje do të dënohet rreptësisht. Qytetari i Tiranës ka të drejtë për të kaluar week-endin apo edhe ditët e javës, në zonën pedonale e cila është në shërbim të tij dhe që do i shërbejë natyrisht të gjithë banorëve të kryeqytetit”, - tha Panariti.
Menjëherë pas krijimit të situatës problematike në Liqenin Artificial, Bashkia e Tiranës ngriti një grup pune, për analizuar situatën dhe për të marrë masa.
Gjithashtu, Bashkia e Tiranës mori në konsideratë dhe sensibilizimin që bëri media në këtë rast.