Berisha: Homazhe për rininë dhe veprën e saj!
TIRANË-Sot në mbarë botën shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Kryeministri në detyrë Sali Berisha e ka përshëndetur në rrjetin social, 'Facebook', këtë datë të shënuar duke theksuar se shqiptarët janë komb i lumtur sepse janë kombi më i ri në Europë. Por, sipas tij, kjo ditë është dhe një ditë homazhi.
“Të dashur miq, sot është Dita Ndërkombëtare e Rinisë. Kjo ditë është një homazh për të rejat dhe të rinjtë. Ata, me guximin, intelektin, idete, talentin, ëndrrat dhe pasionin e tyre kanë ndërtuar lirinë dhe dinjitetin njerëzor si dhe Shqipërinë dhe botën.
Pavarësisht nga vështirësitë, ne shqiptarët jemi komb i lumtur sepse ne jemi kombi më i ri në Europë. Rinia bëri të lirë kombin, i ktheu shqiptarëve të shtypur dhe të pushtuar dinjitetin e munguar. Ajo ishte dhe kurdoherë është në krye të përpjekjeve tona për ndërtimin e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Zoti i bekoftë të rejat dhe të rinjtë shqiptar!! sb”, shkruan Berisha në "Facebook".
DITA BOTËRORE E TË RINJVE, PROBLEMET KRYESORE TË TYRE
Problemet kryesore për të rinjtë në vendin tonë vijnë nga abuzimi me substancat, por edhe ato të lidhura me sjelljet seksuale të tyre e të ushqyerjes.
Instituti i Shëndetit Publik, në Ditën Ndërkombëtare të Rinisë, 12 gusht, e caktuar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999, ka publikuar të dhëna lidhur me këto problem që shqetësojnë të rinjtë. Abuzimi me substancat çon në dëmtime të rënda si shëndetësore, ashtu dhe psikolologjike.
Sipas studimit europian për përdorimin e alkoolit dhe drogave të tjera midis të rinjve në Shqipëri rezulton se më shumë se një e treta (39.7 %) kanë konsumuar të pakten një herë në jetë duhan, rreth 5.1 % kanë konsumuar më shumë se 40 cigare gjatë jetes së tyre. Më tepër djem se vajza raportojne të kenë konsumuar cigare, tregojnë të dhënat e studimit.
Sjelljet seksuale të të rinjve mund të çojnë në probleme të mëdha shëndetësore kur ato kryen në kushte të pambrojtura, theksojnë specialistët e shëndetit publik. Përdorimi i kondomëve si masë mbrojtëse mes tyre, pavarësisht se është bërë një punë e madhe informuese, ende nuk eshte ne ato nivele që pritet. Ndërkohë, probemet me HIV/AIDS dhe të tjera sëmundje seksualisht të transmetueshme, edhe pse në nivele të ulëta, prekin ketë grup popullate. Të tjera probleme lidhen me ushqyerjen dhe aktivitetin fizik tek të rinjtë.
Kjo ditë është menduar si një mundësi për qeveritë dhe të tjerët për të tërhequr vëmendjen për çështjet rinore në mbarë botën. Koncerte, seminare, ngjarje kulturore, që përfshijnë zyrtarë dhe takime kombëtare dhe lokale qeveritare dhe organizatat rinore zhvillohen ne botë në nder të Ditës Ndërkombëtare të Rinisë.
(d.b/BalkanWeb)