E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik: Qytetarët të mos ndërmarrin iniciativa të kundraligjshme

TIRANË- Bashkia e Tiranës ka vijuar prishjen e ndërtimeve pa leje. Inspektoriati Ndërtimor dhe Policia Bashkiake kanë prishur sot një shtesë anësore të një pallati 7-katësh në zonën e ”Komunës së Parisit”, në Njësinë Bashkiake Nr.5.

Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik i Bashkisë së Tiranës apelon të gjithë qytetarët e Tiranës se çdo ndërtim pa leje do të prishet, sikundër territori i bashkisë do të monitorohet pa ndërprerje gjatë 24 orëve. Një plan i detajuar masash po vijon të zbatohet në qytetin e Tiranës për të mos lejuar as nisjen e ndërtimeve pa leje.

Ndërkohë, Inspektoriati Ndërtimor u ka bërë edhe njëherë thirrje qytetarëve të Tiranës të denoncojnë çdo objekt të paligjshëm, duke i vënë fre në këtë mënyrë çdo ndërtimi pa leje të bërë në territorin e Bashkisë së Tiranës.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›