E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër- Plagoset 26-vjeçarja nga plumbi qorr i Lazaratit

policia-e-tiranesGjirokastër- Një 26-vjeçare është plagosur mbrëmjen nga një plumb qorr që ka ardhur si pasojë e të shtënave me armë në Lazarat.

Sipas burimeve të policisë mësohet se vajzë me inicialet P.Duri e cila është banore e lagjes Zinxhir është plagosur në krah. Po të njëjtat burime konfirmojnë se të shtënat me armë janë bërë nga banorë të Lazaratit.

26-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se persona të armatosur, të pozicionuar nëpër male si roje, vëzhgojnë çdo lëvizje mjetesh apo personash që hyjnë në fshatin e tyre dhe atëherë kur pikasin forca policie, nuk mungojnë dhe të shtënat me armë zjarri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›