E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: I bëtë komisionerët si plaçka, ‘Knock Out’ më 23 Qershor. Ruci: Ti e bëre ring KQZ-në

TIRANË-Kreu i qeverisë Sali Berisha gjatë seancës së sotme parlamentare u ndal edhe tek zhvillimet në KQZ. Duke iu referuar takimit të Ramës në Vjenë, me sekretarin e OSBE-së, Zannier, kryeministri tha se Ramës iu kërkua që të plotësojë vendet në KQZ.

“Rama takoi në Vjenë Zanier. E përshëndes Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE. E falënderoj Zanier, i cili i kërkoi publikisht dhe botërisht, Ramës, plotëso vendet në KQZ. Nuk më takoi mua ai, takoi Ramën. Vjen në zyrë më takon mua ai. I tha Ramës, plotëso vendet në KQZ. Ai shkoi të nxjerrë vetullat, por vajti nxorri sytë Rama, e mori atë që meritonte”.

Berisha akuzoi PS se i ka përdorur komisionerët në KQZ, si placka e skllevër.
Sot doja t’ju ngreja në këmbë për atë që unë e quaj vdekje politike. T’ju ngreja në këmbë për vdekjen politike për Jani Janin. Trajtuat si plaçkë një specialist, një intelektual, një ekspert. Mos kujtoni se do e kaloni lehtë se këtu do vijnë votimet, se i shndërruat komisionerët në plackë tregu, në skllevër, në hiç-a, por bëni çtë doni, po të doni plotësojini, po të doni kurrë mos i plotësoni! Por në 23 qershor do përfundoni jashtë ringut, nok out, njëherë e përgjithmonë”.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i kreut të grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili tha se duke e krahasuar ditën e zgjedhjeve me një ring boksi, Berisha dëshmon se nuk ka ndryshuar aspak në raport me zgjedhjet.

“E para se KQZ, e bëre ring, nuk tregove as më shumë as më pak, i pandryshuar në raport me zgjedhjet e lira dhe demokratike.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›