Berisha I deshtuar ne politike dhe publicistike vetem Edi Rama tha qe Tripoli ska rene
“Qeveria shqiptare mbetet e gatshme që të marrë pjesë në misionet humanitare. Ajo mbështet Këshillin Kombëtar të Tranzicionit të Libisë dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshme për të mbështetur popullin libian.
Gjithashtu, ajo mbështet deklaratën e presidentit amerikan, Barak Obama, se diktatori tjetër lau në gjak popullin sirian”.
Kështu është shprehur kryeministri Berisha sot gjatë mbledhjes së qeverisë, duke folur mbi situatën aktuale në Libi.
“Forcat opozitare në Libi i dhanë fund diktaturës, libianët i dhanë fund regjimit të Gadafit”, tha ai.
Duke shtuar më tej se Libia mori mbështetje nga NATO, ku kjo e fundit konsolidoi e forcoi këtë herë edhe më tej, misionin e saj për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.
“Pa praninë e NATO-s, koloneli gjakësor do të kishte zhdukur rreth 1 milionë qytetarë të vet, për fajin e vetëm se ata kërkonin lirinë”, shtoi Berisha.
Sipas tij, Aleanca e Atlantikut të Veriut, u bë një organizatë që qëndroi në krye të protestës për mbrojtjen e jetës së qytetarëve libianë, duke shtuar se “procesi i rrëzimit të klikave diktatoriale është një zhvillim frymëzues për mbarë popujt e shtypur”.
Duke iu kthyer më pas reagimit të kryeopozitarit shqiptar, Edi Rama, kryeministri Berisha tha se ai e ka lënë politikën dhe tashmë është kthyer në origjinë.
“I dështuar në politikë dhe publicistikë, vetëm Rama tha që nuk ka rënë Tripoli. Por unë i besova të vërtetës, se koloneli kishte rënë”, theksoi më pas kreu i qeverisë.
Ai nuk harroi as të pohonte faktin se shqiptarët e kuptojnë më së miri popullin e Libisë, si të dalë vetë nga një diktaturë e egër.
“Por ne ia dolëm të parandalojmë çdo lloj përplasje në 20 shkurt 1991”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.
Kryeministri gjithashtu vuri theksin në të ardhmen e Libisë duke pohuar se tashmë atë e pret rruga e ndërtimi të një shteti të ri që respekton të drejtat e njeriut.