E Diel, 1 Nëntor 2026

Leskaj: Kursi i ri i PS-së nuk duhet parë si tërheqje nga opozita e fortë

Deputetja e PS-së, Valentina Leskaj, ka deklaruar se kursi i ri që është duke ndjekur kjo parti, nuk duhet parë si një tërheqje nga një opozitë e fortë.

Kursi i ri i PS-së nuk duhet lexuar si tërheqje nga një opozite e fortë, pasi opozita është e fortë, kur ajo është eficente, kur përzgjidhet ajo qasje që në momente të caktuara jep rezultatin më të lartë, që sdo të thotë rrugë.

Një proces reflektimi dhe debati lidhur me qasjen e opozitës në sezonin e ri, i shoqëruar me një analizë të mjedisit politik, ekonomik, socialdhe të proceseve integruese, është zgjidhja më e mirë, ka thënë Leskaj në një intervistë për Mapo.

Leskaj ka folur edhe për raportin e ODIHR/OSBE, duke thënë se ai ka qenë shumë kritik dhe i drejtëpërdrejtë.

Raporti ishte më kritik se ai paraardhës, sidomos në cilësinë e administrimit të zgjedhjeve dhe konfirmon të gjitha shqetësimet e opozitës, mjafton të shohësh problemet e evidentuara lidhur me listat, median, përdorimin e administratës publike, vendimet e KQZ-së dhe të Kolegjit Zgjedhor dhe rekomandimet e bëra, për të kuptuar sesa serioz ishte ky raport në vlerësimin e tij për zgjedhjet, tha Leskaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›