E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha I kenaqur ne permiresimin e te drejtave te shqiptareve te Maqedonise

Pas takimit me liderin e BDI-se Ali Ahmeti Kryeministri shqiptar Sali Berisha eshte shprehur i kenaqur me te drejtat e shqiptareve ne Maqedoni. Ai tha se pas luftes se vitit 2001 te drejtat e shqiptareve jane permiresuar dukshem ne Maqedoni pasi perfaqesuesja kryesore e shqiptareve ne Maqedoni eshte BDI-ja. Berisha gjithashtu vleresoi mbarevajtjen e zgjedhjeve te 5 qershorit dhe dialogun brenda partive politike. Nderkohe dy lideret shqiptar pershendeten arritjen e marreveshjes mes Shqiperise dhe Maqedonise per levizje te lire te qytetareve me leternjoftim ne te dy anet e kufirit dhe u angazhuan per liberalizim maksimal te kufijve perfshire edhe lehtesimin e kontrolleve kufitare ne vetem nje pike te vetme kufitare. Kryeministri Berisha dhe Ahmeti rane dakort rreth formimit te nje keshilli koordinues per shenimin e vitit te shqiptareve 100 vjetorit te pavaresise se Shqiperise si feste e te gjithe shqiptareve. Gjithashtu ne kete takim ata u angazhuan qe bashkarisht te bejne perpjekje per jetesimin e Koridorit 8 dhe rruges se Arberit bashke me lidhjen hekurudhore midis dy vendeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›