E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkodër, dy të arrestuar për tre vjedhje

Ndalohen dy shtetas, si  bashkautorë të një sërë vjedhjesh të ndodhura në Shirokë, Shkodër. Shyqyri Lulja, 23 vjeç dhe Taulant Shkupa, 22 vjeç janë ndaluar pasi sipas policisë kanë kryer disa vjedhje.

Sipas policisë në korrik të këtij viti në lagjen Shirokë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë  vjedhur në një banesë ku kanë marrë 70 000 lekë të reja, ndërsa me 1 nëntor kanë vjedhur në shkollën 9-vjeçare të Shirokës, 2 dyer dhe 1 dritare prej duralumini, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale si dhe me 6 nëntor, në një lokal privat po në lagjen Shirokë, dy të rinjtë kanë vjedhur 1 kondencioner me vlerë rreth 2 000 euro, si dhe kompletë pjatash e lugësh, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›