Tropojë, shembet miniera, dy të vdekur dhe dy të plagosur
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në minierat e Tropojës sot rreth orës 15:00. Nga shembja e një galerie në minierën në Veliç të Tropojës kanë mbetur të vdekur dy minatorë.
Në momentin e shembjes mësohet se brenda në minierë gjendeshin katër minatorë, ku për dy prej tyre ngjarja ka rezultuar fatale. Emrat e dy minatorëve të vdekur janë Erjon Geci 21 vjeç dhe Dritan Neza 22 vjeç.
Pak ditë më parë nga një shpërthim në minierën e Bulqizës një minator mbeti i vdekur.
Gjon Neçaj