Presidencialet në Francë, Hollande më favorit përballë Sarkozy
PARIS - Socialisti, François Hollande, pa eksperiencë në qeveri dhe plotësisht i huaj një vit më parë, shfaqet tashmë si më favoriti përballë presidentit Nicolas Sarkozy, gjatë zgjedhjeve presidenciale në Francë që do të zhvillohen të dielën.
Rreth 45 milionë zgjedhësit me të drejtë vote nuk kanë shfaqur aspak entuziazëm, nëse mund të marrim parasysh sondazhet, për një fushatë të ndërmarrë në hijen e krizës ekonomike dhe në frikën e një abstenimi të madh.
Nicolas Sarkozy, energjik dhe i vullnetshëm, i cili do të ishte i vetmi që do t'i mbijetonte rraspapitjes si pasojë e krizës financiare që goditi pushtetet në rajon nga Roma në Athinë, nga Londra në Madrid.
Për atë objektivi është i thjeshtë: të kryesojë në zgjedhjet e së dielës për të krijuar një dinamikë të re, për të ruajtur shpresën për të fituar në turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 6 maj, dhe për të mbajtur pushtetin e fuqisë së pestë botërore.
Por sondazhet ditë pas dite janë ''kokëforta''. Ata parashikojnë se François Hollande do të jetë në krye të turit të parë të zgjedhjeve presidenciale.
Palajmërimet e bëra nga presidenti francez, Nicolas Sarkozy për kaosin ekonomik që mund të krijojë një fitore e socialistëve apo qëndrimet e saj shumë të rënda për imigracionin dhe sigurinë, për momentin janë të pakta. Gjithashtu ai ka shprehur për gazetarët dhe sulme kundër personalitetit të kundërshtarit të tij: ''ai është bosh'', ''dua ta shpërthej''.
Sepse Nicolas Sarkozy është përfshirë nga ulja e popullaritetit, stili i tij nervozon një numër të madh të bashkëqytetarëve të tij dhe për analistët këto zgjedhje janë një referendum kundër personit të tij.
I moshës 57 vjeç, i gatshëm dhe i dashur, njeri që i pëlqen konsensusi, i lehtë dhe i paqartë, sipas armiqve të tij, François Hollande nuk është shfaqur i destabilizuar nga fushata agresive e presidentit në ikje.
Socialisti reformist, trashëgimtar i ish-presidentit të Komisionit Evropian, Jacques Delors, ai nuk pretendon të ndërpresë angazhimet buxhetore të Francës.
Sipas Hollande, rikthimi i ekuilibrimit të financave publike do të ndodhte në vitin 2017, një vit më vonë se e djathta. Por ai është shprehur se në Evropë duhet të ketë rritje ekonomike dhe ai do të refuzojë, nëse zgjidhet, të ratifikojë traktatin buxhetor evropian nënshkruar në muajin mars nën ndikimin e presidentit francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelares gjermane, Angela Merkel.
Këtë fundjavë, një sondazh nxori fitues François Hollande me 58 për qind të votave kundër 42 për qind në turin e dytë të zgjedhjeve.
Ky rezultat do të dukej krejtësisht i papërshtatshëm një vit më parë. François Hollande do të riemërohej në krye të departamentit rural të Correzes, në pjesën qëndrore të Francës dhe nga forca e këtij legjitimiteti, ai njoftoi kandidaturën për presidencën e Republikës.
Në fund të një fushate që po zgjat që prej një viti, ai mund të thotë sot se ndjen lëvizjen, shpresën për t'u ngritur, se një fitore e parë presidenciale e së majtës që prej kohës së François Mitterrand në vitin 1988 është e mundur
(el.me/BalkanWeb)