E Shtunë, 31 Tetor 2026

Debate mes deputetit te PD-se dhe Boshtinarut

Batutat Gumi i kerkon eurodeputetit te mos flase per zgjedhjet. Tahiri ngre rastin e dhunes

Tryeza e djeshme mes deputeteve shqiptare dhe homologeve te tyre europian nuk kaloi pa debate dhe tensione mes te pranishmeve. Debati i pare mori fillese nga nje deklarate e eurodeputetit rumun Viktor Boshtinaru per sa u perket zgjedhjeve ne Shqiperi. Ajo cfare Europa kerkon nga Shqiperia eshte permendur ne progres-raport bashkepunim mes mazhorances dhe opozites. Mirepres hapat e fundit dhe ju lutem qe te beni gjithcka me bindje dhe efektivitet. shte thelbesore elektorati ndryshimi te jete i mire qe te ndalohet qe zgjedhjet e tjera te vendosen ne pikepyetje dhe te konsiderohen si te vjedhura deklaroi Boshtinaru. Kjo deklarate per zgjedhje te vjedhura solli edhe reagimin e deputetit te PD-se Viktor Gumi. Sipas tij Boshtinaru duhet ti linte menjane qendrimet personale dhe duhet te fliste ne tryeze vetem per axhenden qe ishin mbledhur. Nuk mund te flasim ketu per ceshtje jashte rendit te dites sepse ketu nuk jemi ne nje seance apelimi. Boshtinaru foli per vjedhje zgjedhjesh dhe nuk e gjej te shprehur kete konstatim ne asnje raport nderkombetar. Ketu nuk eshte momenti per te folur per ceshtje personale deklaroi Gumi i cili theksoi se nuk ishte rasti qe te flitej per ceshtje te kaluara. Po keshtu Gumi theksoi se nje rendesi e madhe duhet tu jepej edhe perpjekjeve te qeverise per te reformuar sistemin e drejtesise ne vend. Nje tjeter moment debati mori shkak nga nje deklarate e ministres se Integrimit Majlinda Bregu te bere ne tryeze. Sipas saj qeveria do te bente te gjitha perpjekjet per te ecur sa me shpejt me permbushjen e 12 prioriteteve. Por deputeti i PS-se Ditmir Bushati theksoi se ne deklaratat e saj ministrja Bregu nuk mund te fliste nga nje person e cila kishte si detyre te bashkonte shqiptaret per integrim. Nga ministrja e Integrimit qe ne rast se opozita do te na bashkohet ne kete proces ne si qeveri do te ishim shume te lumtur. Deri diku kam bere paqe me veten per tia pranuar Kryeministrit se vjen nga nje shkolle e vjeter politike por nuk e pranoj dot qe e njejta logjike qe i njejti artikulim te vije edhe nga ministrja e Integrimit europian e cila per nga natyra e pergjegjesise qe ka duhet te kete nje profil krejt tjeter politik te menaxhimit te ketij procesi theksoi Bushati gjate fjales se mbajtur ne tryezen e perbashket.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›