E Diel, 1 Nëntor 2026

Ashton Liria e mediave denojme kufizimet e lirise se shprehjes

Deklarate per Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut

Shefja e diplomacise te Bashkimit Europian Catherin Ashton ne deklaraten e saj speciale ne Diten Nderkombetare te te Drejtave te Njeriut i ka vene theksin lirise se shprehjes dhe te medias. Ne Diten e te Drejtave te Njeriut Bashkimi Europian nderon mbrojtesit e te drejtave te njeriut te cilet ia kushtojne jeten e tyre promovimit dhe mbrojtjes te te drejtave themelore te njeriut neper bote. Kete vit Dita e te Drejtave te Njeriut perqendrohet ne punen e mbrojtesve te te drejtave te njeriut dhe ne menyren se si mund te perdoren mediat sociale per te promovuar dhe cuar drejt ndryshimit. Pranvera arabe na ben te kujtojme me shume se zakonisht se te drejtat e njeriut jane universale dhe se njerezit kudo aspirojne te jetojne ne dinjitet dhe liri. Ne vitin 2011 mijera njerez vendosen se kishte ardhur koha te kerkojne te drejtat e tyre. Mediat sociale percollen mesazhin e tyre dhe lejuan aktivistet dhe individet te dalin nga izolimi i tyre te shperndajne idete dhe te denoncojne shtypjen - shprehet Ashton. Perfaqesuesja e larte e BE-se per Politiken e Jashtme dhe Sigurine theksoi se perdorimi i mediave sociale per te promovuar te drejtat e njeriut nuk duhet te kufizohet nga qeverite. Bashkimi Europian vazhdimisht ka denuar ne menyre publike kufizimet ndaj lirise se shprehjes dhe aksesit ne internet si edhe ndaj arrestimit te shkruesve te blogjeve ne shume vende te botes. Per kete dite te shenuar ka pasur dhe nje deklarate te ambasadores britanike ne Tirane Fiona McIlvvham. Ne Shqiperi mbrojtesit e te drejtave te njeriut te vazhdojne te punojne pa u lodhur ne komunitetet e tyre dhe me qeverine lokale dhe kombetare per te garantuar dhe zbatuar te drejtat e te gjithe vecanerisht vulnerabel. Shqiperia tani ka ligjet e duhura por shume pune eshte e nevojshme per te konsoliduar keto te drejta dhe kryesisht ligjin e anti-diskriminimit. Per zbatimin e ligjit duhen caktuar resurse te mjaftueshme dhe per te forcuar institucionet demokratike qe do te mbeshtese dhe te jape drejtesi dhe mundesi per te gjithe jo vetem per te fuqishmit. Sipas saj grate ende perjetojne diskriminim dhe paragjykime ne Shqiperi pavaresisht nga perparimi i rendesishem. Kuota gjinore ne kodin zgjedhor ka rritur numrin e grave ne politike por ky numer eshte zhgenjyes per te arritur ambicjen e 30. Ndryshimi i vertete do te kerkoje mbeshtetjen aktive te lidereve politike. Grate duhet te jete pjese e diskutimeve te reja ne reformen zgjedhore. Pertej politikes femrave shpesh u mohohet drejtesia dhe mbrojtja kur ata jane me te pambrojtura kur ata jane rrahur ose dhunuar. Dhuna ndaj grave dhe vajzave eshte e tmerrshme problem global neper bote nje ne tri gra dhe vajza ka qene e rrahur apo e abuzuar seksualisht gjate jetes se saj. Kjo eshte nje statistike e tmerrshme. eshtja e dhunes ne familje meriton vemendje te nivelit te larte nderkombetar dhe ne secilin prej vendeve tona duke perfshire edhe Shqiperine - thekson diplomatja britanike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›