E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Impakti i listës së kandidiatëve tanë në publik ishte shumë pozitiv

dokuKryeministri Sali Berisha dhe njëherësh kreu i PD-së, ka thënë me anë të një mesazhi në Facebook, se impakti i njerëzve për listën e kandidatëve për deputet të kësaj partie ka qenë shumë pozitiv. Berisha la jashtë kësaj liste 35 deputetë nga mandati i kaluar, ndërkohë që pati përplasje me Topallin për kandidatët e Qarkut të Shkodrës.

Të dashur miq! Mbrëmë në mesnatë dorëzuam listën e ekipit të ri parlamentar qeverisës, ekipit të fitores për 4 vitet që vijnë. Impakti i saj publik ishte shumë pozitiv.

Duke shprehur mirënjohjen më të thellë ndaj të gjithë bashkëpuntorëve të mi për kontributin dhe mbështetjen tejet të çmuar në 4 vitet që shkuan, ftoj të gjithë anëtarët, simpatizantët, mbështetesit e Partisë Demokratike dhe Aleancës për Punesim, Mirqënie dhe Integrim, të ecim së bashku drejt mandatit të trete, mandatit të Shqipërisë së zhvilluar, Shqipërise Europiane. Fitore, shkruan Berisha në Facebook./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›