E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta: Presidenti është i PD-së! Berisha po merr gjitha pushtetet dhe tallet duke thënë se jemi pas Gjermanisë në ekonomi

berisha-metaKryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ka përsëritur nga Tirana se vendi ka nevojë për një ekuilibër të ri politik. Ai theksoi sërish se të gjitha pushtetet po grumbullohen në një dorë. Madje Meta tha se presidenti është i PD-së.

Kohët e fundit sidomos pas procesit për zgjedhjen e presidentit po të vëmë re ka një mbingopje me pushtet të PD-së në dëm të pavarësisë së institucioneve. Presidenti është i PD-së, edhe gjithë institucionet e tjera që u zgjodhën me propozim të presidenti të ri janë të PD-së. Përqendrimi i gjithë pushteteve në një dorë nuk është i shëndetshëm për demokracinë, ndaj edhe ka shqetësime dhe nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Sepse kjo nuk i shërben demokracisë, por kur nuk i shërben demokracisë nuk i shërben as ekonomisë së Shqipërisë e as ekonomisë suaj familjare. Nëse nuk funksionon demokracia nuk funksionojnë as elementët e tjerë të një shoqërie. Ndaj vendi ka një nevojë për një ekuilibër të ri politik, ka nevojë për një ndarje të re të pushteteve, tha Meta.

Kreu i LSI iu përgjigj edhe deklaratave të Berishës për çështjen e tre ligjeve.

Ditët e fundit unë bëra një propozim drejtuar kryetarit të PD-së dhe kryetarit të PS-së dhe ky propozim i imi ishte që ti miratojmë këto tre ligje tani dhe këto të hynin në fuqi në shtator me parlamentin e ri në mënyrë që këto të konsiderohen të përfunduara në raport me partnerët tanë dhe ndërkohë zbatimi të fillojë me kuvendin e ri, shtoi z. Meta. Ndërkohë që ne kërkojmë që këto tre ligje të votohen që sot, vjen përgjigja nga PD-ja që këto ligje do ti votojmë në shtator me referendum. Nuk ka sens, sepse të bësh një referendum për një çështje që mund të zgjidhet në parlament dhe ekziston tani mundësia dhe vullneti, duhet vetëm shpirti i kompromisit dhe i përgjegjshmërisë për të ardhmen e vendit, do të thotë që nuk e ke pasur seriozitetin deri tani çështjen e integrimit. Pse duhet të harxhojë shteti miliona euro për të bërë referendum në të gjithë Shqipërinë kur asnjë nuk e kundërshton çështjen e miratimit të tre ligjeve, u shpreh ai.

Për çudi, Meta ironizoi deklaratën e Berishës se Shqipëria është ekonomikisht pas Gjermanisë. Këtë deklaratë Berisha e ka bërë kur ishte në krah të Metës në qeverisje.

Sigurisht që të gjitha hallet nuk zgjidhen menjëherë, por a ka shpresë që këto gjëra të përmirësohen kur ne dëgjojmë fjalime pa fund për suksese të jashtëzakonshme ekonomike, për mrekullinë shqiptare, e cila ka sfiduar dhe ka lënë mbrapa edhe Gjermaninë, kur Gjermania është një vend super i zhvilluar, ndërsa Shqipëria është ende një vend i pazhvilluar, tha Meta./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›