Berisha Ina Rama trego kush urdheroi te mashtrosh
Kreu i qeverise u takua dje ne mesdite me familjare te policeve dhe gardisteve qe mbrojten seline e Kryeministrise te premten e kaluar. Duhet ti jap nje paralajmerim tjeter Prokurores se Pergjithshme. Thuaju shqiptareve me cfare cilesie mashtrove se nuk eshte bere padi Kush ta dha porosine te deklarosh se nuk eshte bere padi per dhunim te institucioneve kushtetuese Duhet ta thuash kete ta kerkojne te gjithe keta burra e gra ta kerkojne te gjithe burrat e grate e Shqiperise qe pane se djemte e tyre per 5 ore rresht u sulmuan ne menyren me barbare jo tek pragu i shtepise se tyre as edhe te shtepia e gjysherve te tyre por u sulmuan ne menyren me barbare ne mbrojtje te institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv te vendit Keshillit te Ministrave u shpreh kreu i qeverise. Sipas tij kryeprokurorja i mashtroi qytetaret nderkohe qe ne krah kishte ambasadorin amerikan ne Tirane Aleksander Arvizu i cili po ate dite kishte qene ne takim me kryeministrin. Duhet te shpjegosh cili te urdheroi nga te erdhi ky urdher. Mashtrove edhe ne prani te nje perfaqesuesi te vendit me te madh ne bote e me mik te shqiptareve ne bote. Harrove se perfaqesuesi i vendit mik me te cilin po flisje kishte qene edhe tek une dhe ishin bashkerenduar te gjitha gjerat e ti veprove ne kete menyre. Une te kerkoj tu thuash shqiptareve se ti kryeson nje institucion kushtetues kush te urdheroi kush te detyroi te mashtrosh publikun te besh nje mashtrim kaq te rende tha me tej Berisha. Sipas kreut te qeverise grushti i shtetit ishte i ndare ne tri faza ku e para ishte pikerisht perplasja me policine me 21 janar ndersa e dyta po vazhdon akoma. Pa permendur emra konkrete Berisha tha se ju garantoj se ata qe flasin per ngjarje bulevardi nuk jane gje tjeter me falni per shprehjen vecse horra e lavire bulevardi tregojne se jane hienat e prapaskenes se pucit te rruges per te cilin duhet te merreshin jetet e burrave femijeve e vellezerve tuaj. Ata te cilet mendojne se ne strofullen ku jane do mund te vazhdojne kete veprimtari i garantoj se i pret ai fund qe meritojne. Ai i quajti si perpelitje te mjera qendrimet pas demonstrates teksa garantoi se gjithcka do te zhvillohet brenda institucioneve. Ju garantoj se une kam nje zotim nje vendim asgje nuk do te zhvillohet jashte institucioneve te ketij vendi ndonese ka prej tyre te cilat jane te drejtuara nga njerezit e bulevardit nga horrat e bulevardit.
Topi Duhet dialog konstruktiv
Presidenti Topi u takua dje me zv.kryeministrin dhe ministrin e Puneve te Jashtme te Maltes Tonio Borg me te cilin bisedoi edhe per ngjarjet e 21 janarit. Presidenti i Republikes beri dhe nje panorame te zhvillimeve te fundit politike duke nenvizuar rendesine e dialogut konstruktiv e te maturuar midis paleve politike si mjeti i duhur ne zgjidhjen e nje mosmarreveshjeje politike ne respekt te pavaresise se institucioneve te nje vendi thuhet ne njoftimin per shtyp te Presidences.
ADI SHKEMBI