E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Disponojmë të dhëna për puçin

Vetëm pak orë përpara nisjes së protestës homazh të opozitës kryeministri Berisha ka zbuluar edhe planin e sulmit puçit të 21 janarit.

Në një konferencë për shtyp kryeministri Berisha theksoi se janë mbledhur të dhëna të shumta nga burimet më të besueshme se banditët kriminelë u është dhënë 200-300 dollarë secilit për dhunën e ushtruar para kryeministrisë. Sipas tij demonstruesve iu është dhënë garancia e plotë se do të përmbyset qeveria dhe misioni i tyre ishte përmbysja e kësaj qeverie.
 

“Disponojmë të dhëna të plotë për sasinë e eksplozivave, tritolit me të cilat do të realizohej sulmi final për të hyrë në këshillin e ministrave, mbi armët e sofistikuara, çadra pistoletë, stilolapsa pistoletë, thika me helm që do të përdoreshin në stadet e caktuara të këtij grushti shteti” theksoi Berisha.

Gjithashtu kryeministri Berisha theksoi se disponohen të dhëna se grupet 5 ose 10 vetë u stërviten ditë të tëra në zona të ndryshme për të ndërmarrë sulmin.

“Disponohen të dhëna se për puçin e shëmtuar u financua me të paktën 2 milionë dollarë.Disponohen të dhëna që gjithçka ndodhi është drejtuar nga Edi Rama në kullën e Fidelit” theksoi Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›