E Diel, 1 Nëntor 2026

PS Sot ne shesh vetem me lule qirinj dhe rroba zie

Megi Ajtyresa

Tirane 28 janar NOA 8211 Opozita e bashkuar i ben thirrje cdo qytetari pjesemarres ne demonstraten homazh qe te vije me rrobat e zise me lulet e nderimit dhe me qiririn e lutjes per nje paqe te madhe sociale mes shqiptaresh.

Keshtu pohoi ne nje deklarate per shtyp anetarja e Asamblese Kombetare te Partise Socialiste Megi Ajtyresa dy ore para se te nise protesta e paralajmeruar e opozites.

Ajo ka bere me pas apel per asnje thirrje asnje pergjigje ndaj cfaredo provokimi gjate ecjes ne rruget e Tiranes asnje shprehje tjeter vec respekti per cdo polic qe sot eshte ne detyre.

Policia e Shtetit eshte e ftuar te beje pa asnje ngurrim te gjithe punen e domosdoshme te saj dhe cdo demonstrues eshte i thirrur te jete mirekuptues e bashkepunues me policine.

U lutemi te gjitheve te respektojne drejtimin e levizjes dhe te mirekuptojne ngadalesine e ecjes ne kushtet e posacme qe imponon solemniteti i homazheve te sotme.

Keto jane ore te renda per Shqiperine. E gjithe bota i ka syte nga ne. Te gjithe ne demonstrues e police duhet te japim sot mesazhin e nje populli te qyteteruar ne rrugen e rivendosjes se demokracise ka perfunduar mesazhi i selise roze.

n.e/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›