E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Integrimi në BE, prioritet për PD-në

TIRANË, 21 maj/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi sot se integrimi në Bashkimin Europian mbetet prioritet për PD-në, pasi një e ardhme në BE do të thotë më shumë liri, mirëqenie dhe siguri për qytetarët shqiptarë.

Berisha iu drejtua sot me një fjalë aktivitetit të organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas Shqiptare dhe fondacioni “Jarl Hjalmarson” me temë “Gratë politikane të rajonit, Suedisë dhe EPP-së bashkë për Integrimin”.

Berisha e vlerësoi fondacionin “Jarl Hjalmarson” një aleat shumë të çmuar dhe të kahershëm të Partisë Demokratike.

“Temat e trajtuara në këtë konferencë: zgjerimi i Bashkimit Evropian, NATO dhe siguria janë pa diskutim, çështjet më të rëndësishme për Shqipërinë, por edhe për vendet e Ballkanit Perëndimor që po punojnë për t’u integruar në Bashkimin Evropian”, tha Berisha.

“Integrimi në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe për Partinë Demokratike është prioriteti kryesor. Ne besojmë se ky proces duhet të bazohet në meritë. Vetëm një proces i bazuar në meritë u garanton qytetarëve tanë liritë dhe të drejtat e njeriut, një drejtësi të pavarur, një ekonomi funksionale tregu dhe ‘acquis communautaire’ për vendin”, tha Berisha.

Sipas tij “Shqipëria sot ndodhet në një moment shumë të veçantë”.

“Pak muaj më parë, V-Dem e klasifikoi Shqipërinë si një autokraci elektorale. Autokracitë elektorale shkatërrojnë mekanizmin më themelor të një shoqërie demokratike, që janë zgjedhjet e lira. Ky është një problem shumë themelor i autokracisë në Shqipëri”, tha Berisha.

Berisha duke folur për raportin IBAR, tha se raporti u amendua seriozisht për shkak të problemeve me drejtësinë dhe korrupsionin

“Pavarësisht faktit se qeveria përpiqet ta mbajë atë pothuajse si proces të ndarë, jo vetëm për opozitën, por gjithashtu për publikun dhe shoqërinë civile. Ne qëndruam fort ndaj këtij zotërimi të këtij procesi dhe njëfarë përparimi është bërë.

“Disa gjëra u arritën në këtë drejtim, por përsëri ne këmbëngulëm. IBAR u votua sot për Shqipërinë, por siç e keni dëgjuar ju, u amendua. U amendua në mënyrë serioze pas qëndrimit të qeverisë ndaj hetimeve, ndaj drejtësisë, ndaj luftës kundër korrupsionit.
Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar. Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm”, u shpreh Berisha.

“Pra, ka pasur reflektime të mëdha të problemeve për t’u adresuar.
Shpresoj që Bashkimi Evropian do ta mbajë fokusin te rajoni ynë. Rajoni ynë është i rëndësishëm. Jo sepse siç thonë, ballkanasit prodhojnë më shumë histori sesa mund të konsumojnë, kështu që mendoj se mënyra më e mirë për ta bërë atë të prodhojë pak më pak histori dhe më shumë të ardhme, është integrimi evropian. Ndaj mendoj se pavarësisht problemeve që kanë vendet tona, nuk ka rrugë më të mirë për t’i zgjidhur problemet e rajonit”, tha Berisha.

“Ndaj mendoj se pavarësisht problemeve që kanë vendet tona, nuk ka rrugë më të mirë për t’i zgjidhur problemet e rajonit. Një rajon shumë i rëndësishëm, me potenciale të jashtëzakonshme, burime.Kështu që mbetem optimist për këtë”.

/m.m/r.e/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›