Berisha: Integrimi udhërrëfyesi për reformat
Procesi i Integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europain ishte në qendër të diskutimit të kryeministrit Berisha gjatë konferencës “Bota në Vitin 2025”, i mbajtur në Vjenë. Edhe pse një koinçidencë mbajtja e këtij aktiviteti në 20-vjetorin e rënies së murit të Berlinit, për zotin Berisha, u cilësua si momenti i hapjes së dyerve për zgjerimin e BE-së. Gjatë fjalës së tij drejtuar politikanëve të lartë evropianë, pjesëmarrës në këtë konferencë, kreu i qeverisë paraqiti një tablo të zhvillimeve të Shqipërisë gjatë viteve të fundit, në përpjekje për të realizuar standardet për liberalizimin e vizave dhe përshpejtimin e procesit të integrimit në Bashkimin Evropian.
Berisha “Është një koincidencë e bukur që ky takim ndodh në 20-vjetorin e rënies së murit të Berlinit. Kjo ishte ngjarja më e madhe në historinë e njerëzimit pas Luftës së Dytë Botërore. Është momenti i hapjes së dyerve për zgjerimin e BE-së dhe shpresat për t’u bërë anëtar i një organizate më të madhe. Procesi i integrimit në Bashkimin Evropian është shumë i rëndësishëm për mua dhe qeverinë time. Ky është në të vërtetë udhërrëfyesi i vërtetë për procesin e reformave. Fatmirësisht mbështetja për integrimin në BE në vendin tim është 95%. Ky mbetet akoma projekti ëndërr i Shqipërisë. Dhe për mua është një avantazh i madh, një mundësi për të bërë më të mirën e mundshme. Integrimi në BE dhe integrimi në NATO është për të gjithë rajonin forca drejtuese që do ta ndryshojë rrymën në drejtim tjetër nga konfliktet apo luftërat civile dhe drejt bashkëpunimit, miqësisë dhe një të ardhmeje të përbashkët. Në këtë kontekst, Deklarata e Selanikut në samitin e BE-së ishte me një rëndësi themelore sepse i jepte një perspektive Evropiane vendeve Ballkanike. Dhe kjo perspektivë për vendin tim dhe rajonin po shkon përpara.”
Më tej shefi i qeverisë u ndal tek Progres-Raporti i Komisionit Europian i këtij viti për Shqipërinë, ku theksoi në mënyrë të veçantë përmbushjen e standardeve në zgjedhjet parlamentare.
Berisha “Këtë vit ne zhvilluam zgjedhjet më të mira me teknologjinë më të lartë si listat elektronike të votuesve, gjendjen civile të dixhitalizuar, procesin e numërimit të votave që u filmua nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ne siguruam procesin më transparent.”
Një tjetër sfidë tha zoti Berisha për projektin “Shqipëria europiane” vijon të jetë dhe beteja në luftën zero tolerancë ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjatë vizitës së tij në Vjenë ku kreu i qeverisë mori pjesë në konferencën “Bota në vitin 2025” u takua me një sërë personalitetesh evropiane dhe në mënyrë të veçantë me zotin Jozef Daul, kryetar i Grupit të Partive Popullore evropiane në Parlamentin Europian. Gjatë takimit shefi i qeverisë e njohu zotin Daul me reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare drejt përmbushjes së standardeve dhe kritereve të nevojshme për integrimin e vendit në BE. Më tej kryeministri Berisha i kërkoi zotit Daul mbështetjen e grupit të Partive Popullore Evropiane për procesin e liberalizimit të vizave për shqiptarët, si dhe për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Në mbyllje të vizitës së tij në Austri shefi i qeverisë ishte i ftuar në tavolinën e nderit të darkës zyrtare ku ndodhej dhe Presidenti i parlamentit Evropian Jerzy Buzek me të cilin pati rastin për të diskutuar gjerësisht lidhur me arritjet e Shqipërisë dhe përpjejet e ekzekutivit për të plotësuar me prioritet të gjitha standartet dhe kërkesat për liberalizimin e vizave. Nga ana e tij Zoti Buzek shprehu vlerësimet e tij të larta për arritjet dhe sukseset që kishte bërë të mundur qeveria shqiptare në këto vitet e fundit, në implementimin e reformave themelore për integrimin dhe zhvillimin e vendit.