E Diel, 1 Nëntor 2026

PS zyrtarizon bojkotin e 15 nëntorit. Asambleja kundër Ramës

Asambleja e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar vendimin e marrë në kryesinë e ditës së martë, për të bojkotuar zgjedhjet e pjesshme lokale të 15 nentorit. Në fjalën e hapjes, e vetmja pjesë ku mediat kishin akses për të qenë prezent, kryesocialisti ka ripërsëritur qendrimin për të vijuar në rrugën e bojkotit parlamentar dhe protestave popullore që do të përshkallëzohen, nëse maxhoranca nuk pranon hapjen e kutive të 28 qershorit.
Ashtu sikurse në të gjitha mbledhjet e forumeve të Partisë Socialiste pas humbjes në zgjedhjet parlamentare, edhe mbledhja e rradhës së Asamblesë është karakterizuar nga debate të ashpra. Një pjesë e anëtarëve të asamblesë në fjalimet e tyre e kanë akuzuar kryesocialistin për vendime krejtësisht subjektive dhe të gabuara të cilat po e çojnë në rrënim partinë më të madhe të opozitës. Për Ben Blushin mospjesëmarrja në zgjedhjet e pjesshme lëkund të gjithë besimin e elektoratit socialist.
Ylli Manjani një tjetër anëtar i asamblesë kombëtare socialiste në fjalimin e tij ka kritikuar ashpër qendrimin që Partia Socialiste po mban në lidhje me marrëveshjen me Greqinë për ndarjen e hapësirës detare.
Asambleja socialsite ka miratuar dhe ngritjen e 2 grupeve të punës që do të bëjne ndryshimet e propozuara për programin politik dhe statutin e Partisë Socialsite. Grupe ku është vënë re mungesa e zgjedhjes së emrave të cilët njihen si oponentët e kryetarit të selisë rozë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›