Berisha Investimi pergjysmon distancen me Tiranen

Kryeministri i vendit Sali Berisha inauguroi pasditen e sotme rrugën Pushimi i Shoferit- Divjakë, me gjatësi 24 kilometër dhe me vlerë 1.2 miliardë lekë.
Në fjalën e mbajtur me këtë rast Kreu i Qeverisë theksoi se përfundimi i rrugës jo vetëm që u vjen në ndihmë fermerëve, por për këtë zonë hap dhe një perspektive të jashtëzakonshme turistike.
Kryeministri Berisha i ftoi banorët që të shfrytëzojnë pasuritë që u ka falur natyra për të shtuar jo vetëm prodhimet bujqësore, por edhe për të
mbjellë sa më shumë ullinj dhe drurë frutorë. Më tej, Kryeministri Berisha kërkoi nga kryetari i komunës së Remasit dhe komunave të tjera përreth që të hartojnë me shpejtësi masterplanin për zhvillimin e turizmit.
Sipas tij, kjo rrugë u mundëson atyre të kapin tregun e Lushnjës, të Tiranës dhe tregjet e tjera të vendit me mundimin më të paktë dhe kohën më të shkurtër si dhe hap një perspektive të jashtëzakonshme dhe të shkëlqyer turistike.
Më tej ai shtoi se rruga që inaugurohet sot është njëkohësisht, dhe pjesa perëndimore e unazës së fushës së Myzeqesë, pasi segmenti tjetër Krutje – Fier Shegan ka përfunduar me kohë dhe në tërësi kjo ka një trajektore prej 49 kilometra.
"Me një përpjekje të përbashkët ne çdo vit ndryshojmë dhe do të ndryshojmë jetën tonë. Sot pensionet e fshatit janë mbidyfishuar. Kemi një sistem të ri shkollash e kopshtesh. Unë ju garantoj se ritmet e kohërave që vijnë do të jenë edhe më të shpejta. Nuk ka qëllim më fisnik dhe më jetik për secilin prej jush, për qeverinë, për vendin në tërësi, se sa mëkëmbja juaj e vazhdueshme. Ju keni shndërruar fermat tuaja në ferma suksesi, por duhet të jetë në shpirtin tonë që kurrë të mos kënaqemi me ato që kemi arritur, por të shohim se çfarë do të mund të arrijmë më shumë", u shpreh ai.