Vendet emergjente ne ndihme te Europes
Krerët e ekonomive emergjente do të mblidhen në Uashington për të diskutuar një bashkëpunim të mundshëm në ndihmë të Eurozonës. Të ashtuquajturat vendet BRICS, do të kontribuojnë në blerjen e bonove sovrane të vendeve në krizën e borxhit. Pas Kinës, interes dhe gatishmëri për bashkëpunim ka treguar edhe Brazili.
Për të ndihmuar Europën të dalë nga kriza e borxheve tashmë e kanë radhën të ashtuquajturit vendet BRICS. Vendet me ekonomi emergjente do të diskutojnë javën e ardhshme në një takim në Uashington, ndihmën që do t’i japin Europës.
Brazili, Rusia, Afrika e Jugut, India dhe Kina flasin për nevojën e një bashkëpunimi për stabilizimin e tregjeve. Pas lajmit të publikuar nga FT se Kina ka shprehur interesin për blerjen e titujve shtetëror italian, duket se tashmë e ka radhën Brazili.
Ministri brazilian i Financave, Guido Mantega, ka deklaruar se në takimin e Uashingtonit do të flitet për mundësinë e një ndihme për bashkimin Europian, për ta nxjerrë atë nga kriza aktuale.
Ata do të prezantojnë një plan ku do të veprohet për stabilizimin e ekonomisë dhe tregjeve globale. Ekonomitë emergjente të BRICS janë duke marrë në konsideratë blerjen e bonove të Eurozonës, ndërkohë që po bëjnë përpjekje për të shtuar ekspozimin e tyre ndaj titujve shtetëror të Europës.
Presidentja braziliane, Dilma Rousseff, në një dalje publike të saj u ka bërë thirrje vendeve të eurozonës për të dalë nga kriza me një plan shpëtimi.
Ajo ka thënë se Brazili është gati të bashkohet me përpjekjen ndërkombëtare për të ndihmuar vendet europiane që përballen me krizën e borxhit.
Fjalët e Roussess i referohen edhe deklaratës së presidentit të Komisionit Europian, Hose Manuel Barroso, i cili ka folur për opsionet që do të paraqiten së shpejti për shpëtimin e Eurozonës përmes nxjerrjes së bonove të përbashkëta.
Presidentja braziliane është shprehur e shqetësuar mbi grindjet në rritje në mesin e politikanëve në vendet e zhvilluara të cilat janë duke u përballur me probleme serioze të borxhit. Ajo ka vënë në dukje se mungesa e vullnetit politik në këto vende mund të pengojë në rimëkëmbjen.
Nuk ka një zgjidhje ndërkombëtare për këtë problem. Nëse nuk ka asnjë formë të mundshme të zgjidhjes së problemit në Eurozonë, atëherë, ajo që na duhet, është të jemi të vendosur dhe të dalim me një plan shpëtimi.
Brazili do të jetë gjithmonë i gatshëm t’i bashkohet çdo përpjekje ndërkombëtare për të dhënë ndihmë.
Rousseff shprehet e shqetësuar se ndikimi i krizës së borxheve mund të ndikojë edhe në Brazil.
Gjithsesi ekonomia më e madhe e Amerikës latine pritet që këtë vit të shkojë në rritje me 7,5%.
Grupi i ekonomive emergjente do të takohet me Bankën Botërore dhe FMN në Uashington për të ofruar ndihmën për eurozonën duke blerë bono sovrane.
Sigurisht bëhet fjalë për një përmbysje të pozicioneve ndaj së kaluarës, ku mund të thuhet se situate aktuale e krizës në nivel global paraqet një zhvillim në ekuilibrat politiko-ekonomik në shkallë botërore.
Për ironi të fatit, të ardhurat për frymë të secilës nga vendet e BRICS janë më të ulëta se sa ato vende të BE që kanë nevojë për ndihmë.